Gazetari: Për një vend pune si mësues paguhen deri në 10 mijë euro

Gazetari: Për një vend pune si mësues paguhen deri në 10 mijë euro

22:46, 14/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Bledian Koka ngriti akuza të forta ndaj gjendjes së sistemit arsimor në Shqipëri, duke e cilësuar atë në një krizë të thellë edhe për mënyrën e rekrutimit të mësuesve.

I ftuar në emisionin 'Now', Koka tha se të dhënat e raporteve ndërkombëtare tregojnë një përkeqësim të nivelit të arsimit në vend. 

Ai deklaroi se shumat e kërkuara variojnë nga 5 mijë deri në 10 mijë euro, në varësi të zonës ku kërkohet punësimi, duke shtuar se në Tiranë kostoja është më e lartë. 

Koka: Po sikur të kishte një verifikim real në Shqipëri të asaj që ndodh sot, ajo portali i famshëm ku që rekruton mësuesit lart e poshtë nëpër Shqipëri është thjesht një farsë e madhe, sepse shumica e mësuesve që duhet të futen në arsim sot e gjithë ditën duhet të paguajnë fee dhe që varion nga 5 deri në 10.000 euro për një vend pune nëpër këto drejtoritë arsimore.

Nga 5 deri në 10 në varësi nëse do të shkosh në Durrës ose në Manëz duhet 5.000 euro, kurse në Tiranë shkon nga shkon nga 5-10. Shiko, një mësues që të futet në sistemin arsimor duhet të paguajë një vit punë. Sigurisht që këtë gjë te raporti nuk e gjen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco