Protesta e 45-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

Protesta e 45-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

21:11, 14/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët janë mbledhur këtë mbrëmje para Kryeministrisë në protestën e 45-të radhazi kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Pas tubimit dhe fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, mijëra protestues nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe duke kërkuar ndryshim e llogaridhënie.

Me pankarta dhe slogane në duar, qytetarët përcollën mesazhet e tyre, ndërsa marshimi vijon përgjatë akseve kryesore të Tiranës në një atmosferë proteste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco