44 ditë protestë, qytetarët vazhdojnë revoltën, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

19:41, 13/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për të 44-ën ditë radhazi, qytetarët po protestojnë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa po marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Me pankarta dhe thirrje për ndryshim, protestuesit po qëndrojnë në bulevardin përpara qeverisë, ku qytetarë të ndryshëm marrin fjalën dhe denoncojnë keqqeverisjen, korrupsionin dhe largimin e qeverisë nga shqetësimet e njerëzve.

Thirrja për dorëheqjen e Edi Ramës mbetet mesazhi kryesor i protestës. Protestuesit kanë deklaruar më parë se do të vijojnë të jenë në shesh deri në realizimin e kërkesës së tyre për ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit nga detyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco