Shkullaku: Rama e përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën, shqiptarët kundër modelit të tij

21:41, 13/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV se debati për koncertin e Kanye West në Tiranë nuk lidhet me artistin, por me mënyrën sesi qeveria, sipas tij, përdor pushtetin dhe paratë publike për të mbuluar problemet reale të vendit.

Shkullaku u shpreh se përballë një qeverisjeje që, sipas tij, ka shpërdoruar miliarda euro, shpenzimi prej disa milionë eurosh për një koncert mund të duket i vogël, por problemi kryesor është mungesa e transparencës dhe përdorimi i fondeve publike për interesa politike.

Sipas gazetarit, protesta e qytetarëve nuk lidhet me koncertin, por me ndjenjën e përjashtimit dhe mungesën e besimit te institucionet.

‘Përballë një njeriu që ka bërë rrush e kumbulla 4 miliardë, 4 milionë janë një bakshish. Prandaj nuk bën përshtypje, pa punë e madhe se i morën nga rezervat e shtetit që të bëjnë një koncert, që i lamë nam gjithë botës me këtë koncertin.

Problemi është që Edi Rama, njerëzit sot janë në rrugë, jo thjesht se ti bën shpenzime për të cilat do të duhej ose do ishte mirë që të kishte transparencë. Problemi është që ti i bën këto thjesht duke u nisur nga një nevoja jote personale.

Pra, ata që janë në rrugë, ata ndihen të përjashtuar. Ata s'i ka pyetur njeri as për inceneratorët, as për linjën urbane, as doni të jepni gjak për analizat. I kanë detyruar, u kanë thënë do t'i bëni analizat te Vilma Nushi pa lekë, se ka vendosur Rama. Pra, këta prandaj janë aty.

Dhe papritur, në një moment ngrihet dikush dhe thotë: 'Meqenëse ky koncert mund të dështojë dhe kjo do të lexohej pastaj sikur Rama po dështon të mbledhë njerëz dhe protesta ja ka dalë të shkatërrojë një koncert me mospjesëmarrje', ai vendosi t'i blejë biletat vetë.

Dhe në fund kjo është informacion, nuk ka njeri që e përgënjeshtron. Të gjithë ata që kanë blerë biletën nga 340 euro, nga 200 euro, nga 120 euro, kanë parë që kur kanë mbërritur atje nuk ka pasur kontroll biletash. Pra, ka qenë diçka e hapur, mund të merrte pjesë kushdo që shkonte nga rruga. Pse? Sepse ishte bosh sheshi, stadiumi që u ndërtua.

Fakti është që biletat që u blenë me lekët e taksapaguesve, atyre që janë në shesh, ato bileta u shpërndanë dhe keni dëgjuar biznesmenë që u ofronin klientëve të vetë të hoteleve bileta falas. Biznesmenë që shesin peshk, po jepnin dhe bileta falas.

Ku di unë, lloj-lloj qindra apo si shumë si dhjetëra e Partisë Socialiste kanë marrë bileta me karroca dhe i kanë shpërndarë falas sepse koncerti ishte i dështuar jo për shkak të protestës. Koncerti ishte i dështuar për shkaqe të tjera.

Dhe këtu vijmë te një element tjetër, e përmendi pak Bushati që tha shikoni, tha, nga ushtari më i rëndomtë mediatik dhe deri te deputeti më i rëndësishëm i Partisë Socialiste bëjnë marketing për Kanye Westin e të tjerë e të tjerë.

Tani shiko situatën qesharake. Njerëz të Ramës i janë hedhur në fyt dikujt, e kanë mbytur, e kanë denigruar dikujt që ka thënë: 'Ore a mund ta shikojmë këtë fjalimin e Ramës në parlamentin izraelit me pak rezervë sepse dhe hebrenjtë, dhe Izraeli ka kryer masakrime në Gaza?'

'Po si jeni kështu ju, se terroristë, se duhen dënuar...' Dhe ke këtë tjetrën, që vetëm se Rama fton Kanye West dhe të japë një koncert që thotë 'Nuk ka këngëtar dhe nuk ka arritje më të madhe estetike dhe kulturore për Shqipërinë sesa koncerti i një neo-nazisti në Shqipëri.'

Pra, servilizmi, gojarizmi, vëjani si të doni ndaj pushtetit, na ka çuar në situata të tilla absurde, domethënë që ata që janë mbrojtës të Netanyahut, në një moment bëhen mbrojtës të Kanye Westit në një moment tjetër, vetëm sipas lavjerrësit të nevojave të Edi Ramës. Edi Ramës i duhet Netanyahu për t'ju afruar me Trumpin, mban atë fjalim skandaloz.

I duhet Kanye West për të eklipsuar protestën, dhe këta turmat i shkojnë nga mbrapa. Dhe ajo që është perversitet është lidhja e këtij debati. Unë kam ndjekur debatet që u bënë në Francë, që u anulua koncerti i Kanye Westit në Marsejë. Po atje nuk i shkon ndërmend dikujt që ta financojë nga bashkia apo nga shteti apo nga qeveria, është absurde.

Pra, një koncert privat ta financojnë taksapaguesit. Çdo biznes privat është një risk. Të bësh të madhe, t'i ktheu lekët, s'i ktheu lekët, është risku i atij. Atje debati ishte: A duhet që Franca t'i japë mundësinë publike dikujt që është shprehur pro nazizmit, pro Hitlerit, kundër hebrenjve, që të japë një shfaqje?

Muzikë është ajo, kupton, po ka rëndësi se kush e bën atë muzikë. Pra, a mund të ketë të drejtë publike një njeri i tillë, për sa kohë që e gjithë bota e ka dënuar, ka ligje që e dënojnë genocidin ndaj hebrenjve? Dhe koncerti nuk u bë.

Nuk u bë për këtë arsye. Dhe meqë pati ca data boshe, e mori ky joni. Tani dalim dhe te kjo. E kush është perversiteti? Perversiteti është që të gjithë pasojat që rrjedhin nga keqqeverisja dhe marrja fund e një sistemi që e përfaqëson Edi Rama, është që e lidhim me një ndjenjë me demek sulmi, revanshi ndaj Kanye Westit, ndaj bizneseve, ndaj, ku di unë, që bëjnë revieë e të tjerë e të tjerë.

Kjo nuk është as ndaj Kanye Westit kjo revoltë, as ndaj bizneseve. Kjo është ndaj mënyrës sesi dikush vendos të ta japë Kanye Westin me zorr në shtëpi, dhe ndaj mënyrës sesi dikush të bën biznesmen kur ti gjithë jetën je marrë me drogë. Ai thotë: 'Ti je marrë me drogë, unë të kam dhënë të drejtën që ti të quhesh biznesmen.' Dhe kur ka njerëz që nuk e pranojnë këtë model suksesi të imponuar.

Njerëzit janë kundër këtij modeli, sepse për biznesmenë, një njeri i suksesshëm bën tregun, bën aftësitë që ke për të investuar, për të paguar dhe taksa, për të mbajtur mirë punëtorët, për të respektuar rregullat, për të hyrë në garë, për të marrë pjesë i barabartë në tendera, për t'i fituar ato nëpërmjet çmimit dhe ofertës.

Po jo në qoftë se ti je Belinda me Ramën, lidhen në darkë në telefon: 'Dashnoren e ke, edhe njëri që merr vendime i thua: t'i jepja këtij, t'i jepja atij.' Edhe kjo nuk është ekonomi tregu. Ky është një klan mafioz që punët i ndajnë nëpërmjet përfitimeve dhe aferave ndaç monetare, ndaç seksuale. Kështu ndahen punët e atyre që këta i quajnë biznesmenë, kupton?

Dhe ai thotë: 'Po sulmohen biznesmenët'. Nuk po sulmohen biznesmenët. Po sulmohet modeli me të cilin ti ke prodhuar këta të ashtuquajtur biznesmenë. Sepse në qoftë se ata i prodhon tregu, dhe kam mijëra raste që s'është marrë njeri me ata që i ka prodhuar tregu...

Kanë 35 vjet që janë në punë të tyre, prodhojnë, shesin, bëjnë. S'dua të përmend emra që mos të duket si marketing. Kemi plot ne, shqiptarë që nga ujërat, që nga mishrat, që nga. Ka plot e plot biznese që nuk merret njeri me ta. Ka 35 vjet që punojnë. Merren me çfarë merren? Thashë, me njerëz që njihen botërisht që janë marrë me trafik droge, marrin me një euro gjysmën e Shqipërisë dhe ky thotë që 'Këta janë biznesmenë', kupton?

'Dhe mos na i sulmoni.' Po jo mo jo, do sulmohen, do atakohen dhe do refuzohen të gjithë ata që u gdhinë milionerë vetëm sepse i shërbejnë një njeriu të vetëm. Patjetër që njerëzit do të merren me atë punë dhe njerëzit prandaj kanë dalë në rrugë.

Nuk kanë dalë se do bëjë koncert Kanye Westi, apo se shet peshk Gjergj Luca. Jo mo jo, kanë dalë sepse mënyra se si ti ia imponon tregut vullnetin tënd është e padrejtë. Kaq.’, tha Armand Shkullaku ndër të tjera në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco