Nga Petrit Vasili
Është e pabesueshme që QSU-ja u bën thirrje qytetarëve të bëjnë "sevap" dhe të dhurojnë pajisje mjekësore.
QSU-ja duhet t'i drejtohet sheikut Edi Rama, sepse ai ka para sa të duash. Vetëm për biletat e koncertit të Kanye West u shpenzuan 4.2 milionë euro.
Për Ramën, fondi i nevojshëm për këto pajisje është sa një meze për të hapur oreksin. Krahasuar me milionat që shpenzon, pajisjet që kërkon QSU-ja nuk kushtojnë as 4 milionë euro.
Shihni kërkesën e QSU-së (dokumenti) dhe do ta kuptoni vetë se çfarë kryeministri dhe çfarë qeverie kemi.
Tani mbetet të shohim ata që do të dalin ta justifikojnë sërish Ramën, shokun e Kanye West.
© SYRI.net