Bala: Rama nuk është miku më i mirë i ekonomisë dhe muzikës, është e kundërta

21:24, 13/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Anri Bala ka kundërshtuar pretendimin se kryeministri Edi Rama është një mbështetës apo faktor përcaktues për zhvillimin e ekonomisë dhe muzikës në Shqipëri.

Në studion e “Çim Peka Live”SYRI TV, Bala deklaroi se kjo qasje është spekulative dhe se realiteti, sipas tij, është e kundërta.

Debati në studio:

Bala: ...spekulative kur thonë që Rama është, është miku më i mirë i ekonomisë dhe muzikës, është komplet e kundërta. Por, të flasim për koncertin, të flasim për një artist me, me përmasat që ka ai, të gjithë e dimë që... përpos dritëhijeve që kanë ndodhur vitet e fundit, që i ka bërë dëm vetes së tij ndoshta si personazh, po edhe, edhe mundësisë për t'u shprehur sipas gjykimit të vet për çështje të caktuara, i ka bërë dëm ekonomisë së tij njëherë sepse të gjithë kontratat... po unë nuk do flas, s'kam ardhur këtu për të folur për Kanye Ëest-in. Unë besoj se pjesëmarrja dje në koncert është përgjigja e duhur se çfarë duan një pjesë e shqiptarëve dhe çfarë duan pjesa tjetër. Unë besoj se pjesa më e madhe që ishte dje në koncert...

Peka: Ti më the mua që kishe shumë të huaj.

Bala: Po pra, kishte.

Peka: Po dhe ata kanë votuar Ramën? Ata kanë votuar Ramën?

Bala: Jo.

Peka: Se ti the ajo tregon çfarë duan shqiptarët. Çfarë duan shqiptarët apo çfarë duan turistët loë cost?

Bala: Po prit pak tani, mos i ndani se ju... tani bëni një analizë që nuk, as ishit në koncert, as e dini se si janë. Tani ta bëjmë gjithsecili sipas këndvështrimit të tij. Patjetër unë jam dakord me atë që thua ti. Që aty ishte të huaj...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco