Logu: Rama dhe Gonxhja përmbushin elementët e shpërdorimit të detyrës, PD i drejtohet SPAK dhe Kushtetueses

20:02, 13/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Juristi Marash Logu deklaroi në emisionin “Ora 19” me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV se Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Blendi Gonxhe për përdorimin e fondit rezervë të buxhetit të shtetit për financimin e një koncerti.

Logu tha se PD e konsideron këtë vendimmarrje në kundërshtim me ligjin, pasi fondi rezervë duhet të përdoret për emergjenca të paparashikuara dhe jo për aktivitete private. Sipas tij, është cenuar edhe konkurrenca, pasi fondet janë dhënë pa një procedurë prokurimi.

Ai shtoi se, pas miratimit të aktit normativ në Parlament, opozita do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e tij.

Logu:

Shiko Armela, ekipi ligjor i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në fakt ka bërë vlerësimin ligjor dhe kushtetues sapo është publikuar akti normativ i qeverisë, ka bërë vlerësimin ligjor dhe kushtetues të saj dhe ka vlerësuar që dy janë hapat e nevojshme për t'u ndërmarrë në këtë situatë. Së pari, kallëzimi penal ndaj ministrit Blendi Gonxhe dhe ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilët janë në fakt autorët, pra ideatorët dhe autorët e atij akti që ne vlerësojmë se vjen në kundërshtim flagrant me ligjin. Dhe hapi i dytë, i cili do të shikohet në vijim, është se sapo ky akt normativ të kalojë në parlament, sepse padyshim që me siguri ata do ta miratojnë në parlament, ne do i drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e këtij akti normativ. Ne vazhdojmë të bëjmë atë që e kemi bërë në fakt prej 13 vitesh tashmë. Në të gjitha rastet kur kemi konstatuar se ka pasur shkelje të ligjit apo shkelje të kushtetutës, i jemi drejtuar edhe prokurorisë për përgjegjësinë penale të personave përgjegjës, ashtu edhe Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e këtyre akteve.

Dhe sigurisht që duhen evidentuar dhe diferencat apo ndryshimet që ekzistojnë ndërmjet asaj çështjes kushtetuese me çështjen penale. Për sa i përket çështjes penale, për të cilën ditën e sotme është paraqitur nga zoti Bardhi, kryetari i grupit parlamentar, ne kemi depozituar këtë kallëzim penal në SPAK. Ka pasur dy çështje apo dy janë grupet kryesore të çështjeve që ne kemi parashtruar në kallëzimin tonë. Së pari është cënuar sistemi apo e cënuar, janë cënuar financat publike në kuptimin që është cënuar një prej zërave kryesorë, që është fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Dhe elementi i dytë ka pasur në fakt të bëjë me cënimin e konkurrencës së lirë, barazisë, shkelja e barazisë në tendera apo në procedurat e prokurimit publik.Për t'i shpjeguar Armela, ne kemi një ligj për menaxhimin e sistemit buxhetor i cili në mënyrë shumë të qartë në fakt përcakton rregullat se si ndërtohet buxheti i shtetit. Pra ajo që shikoni ju në mënyrë të përvitshme buxhetin e shtetit të miratuar nga parlamenti, ka disa rregulla që detajojnë mënyrën se si duhet hartuar, si duhet buxhetuar, miratuar dhe komponentët që ka buxheti i shtetit.

Një prej komponentëve të buxhetit të shtetit, përfshirë edhe buxhetin e vitit 2024, është miratimi i një fondi rezervë, i cili sipas ligjit shërben ose mund të përdoret vetëm për ngjarje që nuk njihen dhe janë të paparashikueshme. E shpjeguar në mënyrë më të thjeshtë, mund të përdoret për ngjarje të tilla si fatkeqësi natyrore, tërmete, epidemi, pra ngjarje të jashtëzakonshme që në kohën kur është hartuar apo është miratuar buxheti i shtetit, ishte e pamundur të parashikoheshin. Dhe ky është qëllimi që ka fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ndërsa në rastin konkret, duke u përdorur buxheti i shtetit, fondi rezervë për të financuar një koncert muzikor me karakter tërësisht privat, se duhet ta themi, ai koncert nuk kishte asnjë element të përfshirjes të institucioneve shqiptare apo ndonjë element të interesit publik, ne vlerësojmë që janë cënuar qoftë dispozitat e ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor në Shqipëri, ashtu edhe dispozitat e buxhetit të shtetit për shkak në fakt se është cënuar një prej zërave kryesorë të buxhetit të shtetit. Çfarë për shembull, për ta thënë më thjeshtë për qytetarët, çfarë për shembull, sepse ne asnjëherë nuk mund ta dimë çfarë në qoftë se ndodh një fatkeqësi natyrore, çfarë në qoftë se ndodh një epidemi, një tërmet. Të paktën ne nuk është se po dëshirojmë ngjarje të tilla, por ideja është që ai fond, ai zë i buxhetit të shtetit shërben pikërisht për të menaxhuar të tilla ngjarje.Në vlerësimin tonë Armela, absolutisht që ndodh në një të përditshme për realitetin

. Por në vlerësimin tonë kjo sjellje ka dëshmuar qoftë te Blendi Gonxhja fillimisht duke e sjellë aktin normativ për miratim në qeveri, ashtu edhe Edi Rama duke e miratuar këtë qeveri, përmbushin elementët e veprës penale, shpërdorimit të detyrës, sepse qartazi me veprimet e tyre ata kanë cënuar interesin e ligjshëm të shtetit dhe të shtetasve që janë ekzaktësisht në fakt elementet që kërkon vepra penale e shpërdorimit të detyrës. po thosha këtë gjë në fakt këtë desha të theksoja, sepse shumë njerëz pra, ka dy elementë që vërtetë, në fakt relacioni duket se cënon atë që ne kemi paraqitur sot në SPAK. E para është e çuditshme se si kërkesa nga subjekti privat është paraqitur në datën 3 korrik dhe në datën 6 miratohet akti normativ. Pra një shpejtësi të kësaj natyre, në fakt nuk e kemi njohur në asnjë prej institucioneve shqiptare që brenda 3 ditëve, nga paraqitja e kërkesës deri te akordimi i 4.3 milionë eurove, po themi një kohë që është tërësisht e pamjaftueshme për të kuptuar po themi se çfarë po ndodh nga ana tjetër...Së pari shteti sipas ligjit për prokurimin publik dhe në fakt sipas neneve 71, 74 të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, por edhe neneve 11 dhe 18 të Kushtetutës tonë, ka detyrimin parësor që për çdo para publike të harxhuar, të organizojë një procedurë prokurimi publik, pra një garë.

Për ta thënë thjeshtë Armela, mund të kishte subjekte ekonomike në Shqipëri apo në Bashkimin Evropian, të cilin këtë lloj po themi shërbimi, megjithëse ajo ishte një organizim privat, mund ta realizonin me një kosto shumë më të ulët, duke përfituar kështu po themi dhe buxheti i shtetit një kosto më të ulët për realizimin e këtij lloj shërbimi, le ta marrim që ka qenë një lloj shërbimi ardhja e një këngëtari për të realizuar një event muzikor të cilin e konsideruan një ngjarje të rëndësishme kulturore. Duke vepruar në formën që është vepruar, i është mohuar e drejta çdo kompanie apo çdo subjekti tregtar shqiptar apo evropian, sepse sipas

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco