Nga Grigels Muçollari
Janë nervozë, pa ide dhe në gjendje parapolitike, vetëm zgjedhjet janë zgjidhje
Braçe është nervoz me gazetarin, Ulsiu nervoz me Damjanin, deputetët rilindas nervozë me komentet, Edi Rama nervoz me protestën e qytetarët, e gjithë qeveria me grup parlamentar është tejet nervoze. Kjo është ajo që shohim. Nervozizmi në zyra e në administratë duhet të jetë dhe më i madh, pasi rendon edhe më shumë mungesa e humorit e shefave.
Edhe një koncert me 4 mln euro faturë nuk solli entuziazëm, u doli nga hundët.
Në këtë gjendje, as që bëhet më fjalë për qeverisje. Ata me në krye Ramën vetëm reagojnë. Janë kthyer në task forcë që perleshen me sheshin dhe me botën, në rrugë, në hapësirën virtuale e kudo.
45 ditët e bashkimit të të rinjve në bulevard i zhveshën nga çdo delikatesë. Ata janë në gjendje primitive, parapolitike.
E si të tillë janë të rrezikshëm pasi e kanë ende pushtetin për të bērë deme. Në këto kushte e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet, shkuarja para popullit e të gjithëve për të marrë mandat e legjitimitet. Mbajtja e karriges me forcë në këtê klimë është grusht shteti. S'mund të jesh në qeverisje vetëm pse ke zyrat, makinat dhe gardën.
© SYRI.net