Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, përsëriti kërkesën që Shqipëria të shfuqizojë ndryshimet ligjore për investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura, duke i theksuar kryeministrit Edi Rama, se mbrojtja e mjedisit është pjesë e detyrimeve që burojnë nga procesi i anëtarësimit në BE.
Në konferencën e përbashkët ndërqeveritare Shqipëri-BE për hapjen e grupkapitujve të rinj të negociatave, Kos u ndal edhe te protestat kundër projektit në Zvërnec, duke theksuar se ato janë pjesë e demokracisë.
Marta Kos: Për projektin në Zvernec, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së dhe ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen. Edhe para protestave kemi rënë dakord që të shfuqizohen amendamentet për vitin 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, këto do të bëheshin për kapitullin 27. Do të inkurajoja autoritetet sa më shpejt që të jetë e mundur.
© SYRI.net