Lajmi i fundit

LIVE/ Zgjedhjet për forumet drejtuese të PD, vijon numërimi i votave

‘Pres më shumë nga Shqipëria’/ Ministri Sveçla mesazh Ramës për qëndrimin ndaj kërcënimit serb

‘Pres më shumë nga Shqipëria’/ Ministri Sveçla mesazh Ramës për qëndrimin ndaj kërcënimit serb

22:44, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin ‘Noë’, ku ka kërkuar më shumë nga Tirana zyrtare në lidhje me kërcënimet e fundit të ministres serbe.

Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres serbe mbi spastrimin etnik të Kosovës, si dhe ka kërkuar, sipas tij, një reagim më të madh nga Shqipëria.

Patjetër, duke qenë se Shqipëria është vendi amë i shqiptarëve dhe duke qenë se në vetë Kushtetutën e Shqipërisë është obligim mbrojtja e shqiptarëve dhe interesave të tyre, unë pres më shumë. Do të thotë që unë pres një reagim faktik, aktiv ndaj këtyre kërcënimeve. Për shkak se këto nuk janë deklarata, këto janë edhe kërcënime, të cilat bazohen në të kaluarën, siç e thashë, shumë të dhimbshme tonën, edhe në sjelljen e Serbisë. Unë besoj se reagimi i Shqipërisë duhet të jetë më konkret dhe më aktiv. Kjo ka qenë deputete, ku ka qenë pjesë e Grupit të Miqësisë Serbi–Shqipëri, në të cilin, fatkeqësisht, kanë marrë pjesë shovinistë serbë. Duhet një demaskim i kësaj sjelljeje dyfytyrëshe të Beogradit, sepse nuk ka probleme me Kosovën, por probleme me shqiptarët”, tha Sveçla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco