Ish-deputeti Petrit Vasili ka publikuar dëshminë e një të dënuari i cili u lirua sot nga amnistia. Ky i fundit ka ngritur akuza për kushtet e ushqimit në burgjet shqiptare, duke deklaruar se ajo që u shërbehet të dënuarve është në gjendje të mjerueshme.
‘Ushqimet janë katastrofë, që as derrat nuk i hanë’, është shprehur ai, duke përshkruar situatën me ushqimin që marrin të burgosurit gjatë vuajtjes së dënimit.
Kritikat e tij janë drejtuar edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se paguan 4.2 milionë euro për bileta ahengu për koncertin e Kanye Ëest, ndërkohë që nuk garanton kushte më të mira për ushqimin në burgje.
‘Ushqim derrash në burgje, por Rama paguan bileta ahengu!
‘Ushqimet janë katastrofë, që as derrat nuk i hanë’, thotë ky ish-i burgosur i sapoliruar, për ushqimin që u japin të burgosurve në burgjet shqiptare.
Edi Rama ka fytyrë dhe paguan 4.2 milionë euro për bileta ahengu për koncertin e Kanye Ëest, por nuk paguan asnjë lek për ushqimin maskarallëk në burgjet shqiptare.
Çfarë turpi dhe çfarë qeverie çnjerëzore kjo e Edi Ramës, që edhe bukën e burgut e kursen.
Dhe këta palaço, Rama, ministra dhe deputetë e deputete, flasin pastaj edhe për integrimin europian.
Ptu, pushtet i ndyrë hajdutësh!’, shkruan Petrit Vasili.
© SYRI.net