Në fjalën e mbajtur në Këshillin Kombëtar, kryedemokrati Sali Berisha e vuri theksin tek protesta, duke kërkuar mbështetje të saj. Ai foli edhe për organizimin e Partisë Demokratike, duke vënë theksin në komunikimin dixhital
‘Modernizimi. Partia Demokratike është në periudhën e urtësisë artificiale, në periudhën, epokën, e komunikimit dixhital. E patë ju se ç'i bëri Edi Ramës komunikimi dixhital? A e patë?
Rikujtoni pak ato blogerë dhe influencere se si u bënë. Sikur të ishin me shpatë të mprehtë, të ferrit. E them këtë sepse ne kemi punë të madhe për të bërë për të transformuar komunikimin tonë. Dhe do të jetë ky një drejtim tjetër i thellë i kësaj partie.‘, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Organizimi.
Ne kemi të gatshme një nga platformat më të mira për organizimin. Dhe do të rikthehemi fuqishëm në një organizim sa më të përsosur të forcës sonë politike.
Modernizimi. Partia Demokratike është në periudhën e urtësisë artificiale, në periudhën, epokën, e komunikimit dixhital. E patë ju se ç'i bëri Edi Ramës komunikimi dixhital?
A e patë?
Rikujtoni pak ato blogerë dhe influencere se si u bënë. Sikur të ishin me shpatë të mprehtë, të ferrit. E them këtë sepse ne kemi punë të madhe për të bërë për të transformuar komunikimin tonë. Dhe do të jetë ky një drejtim tjetër i thellë i kësaj partie.
Ne kemi vizionin më të mirë, absolutisht vizionin më të mirë që ka patur ndonjëherë Shqipëria, të çertifikuar nga dy fondacionet më të mëdha ndërkombëtare dhe ekspertët tanë më të shkëlqyer.
Me të gjitha këto, ne ecim të sigurt në përmbushjen e misionit tonë, në betejën tonë me një diktaturë, e cila në fakt erdhi në këtë pranverë e plagosur nga ne.
Por gjenerata Z dhe qytetarët i hapën asaj varrin që do ta marrin me vete dhe ne do ta shtyjmë atë. Ndaj dhe, edhe një herë ftoj anëtarët e Këshillit Kombëtar, demokratë e demokrate, të ngrihen në lartësinë e idealeve të tyre.
Diktatura i ka kohërat e shkurtra dhe ne do bëjmë gjithçka ta arkivojmë atë.
© SYRI.net