Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar kryetari i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të vazhdojnë të mbështesin protestën që vazhdon prej 46 ditësh.
Sipas Berishës, protesta është tërësisht antidiktatoriale dhe asnjë thirrje nuk duhet të pengojë demokratët që të bëhen pjesë e saj.
‘Është kjo kauzë që e shtron atë në rrafshin politik dhe moral, aleat kryesor të Partisë Demokratike. Në rast se aty, siç jeni të vetëdijshëm, hidhen parrulla, slogane kundër Partisë Demokratike, ato nuk janë dhe nuk duhet të jenë kurrë pengesë për asnjë demokrat që ta mbështesë protestën.’, theksoi Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Miq, ne jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Një protestë 46-ditore vazhdon në Bulevardin e Tiranës. Një protestë tërësisht antidiktatoriale. Është detyrë e çdo demokrati e çdo demokrate, ta mbështesë atë me të gjithë mundësitë dhe potencialet që ka.
Nuk ka bekim më të madh nga Zoti se sa të protestosh çdo ditë kundër kësaj narkodiktature. Dhe mos harroni, kauza të cilat ne i kemi mbrojtur me vendosmërinë më të madhe. Ai që lufton për kauzën, ai për një kauzë të drejtë, ai nuk tërhiqet kurrë nga beteja për të.
Ndaj dhe është kjo kauzë që e shtron atë në rrafshin politik dhe moral, aleat kryesor të Partisë Demokratike. Në rast se aty, siç jeni të vetëdijshëm, hidhen parrulla, slogane kundër Partisë Demokratike, ato nuk janë dhe nuk duhet të jenë kurrë pengesë për asnjë demokrat që ta mbështesë protestën.
Së pari, që nga lashtësia gjer sot në luftë dhe në betejë, armiku i armikut tim është miku im, është aleati im. Po këtu nuk është rasti, se ata janë qytetarë, ata janë të rinj. Ata janë një forcë e jashtëzakonshme, por edhe sigurisht është kështu, a nuk u bënë aleancat më të mëdha në Luftën e Dytë Botërore, më të parat, Shtetet e Bashkuara me Bashkimin Sovjetik?
Po i them këto, për të mos patur asnjëri asnjë kompleks. Përveçse mbështetje, mbështetje dhe vetëm mbështetje. Po nga ana tjetër nuk është kjo, kjo është thashë një aspekt se aty janë disa eksponentë të opozitës së opozitës që janë vegël e qeverisë, që mendojnë se ajo histori e mis Denis Didrosë... por ne, kurrë dhe në asnjë rast, gjethet s'na pengojnë t'i shohim trungjet.
Së dyti, Partia Demokratike e sigurt në misionin e saj duhet të jetësojë plotësisht parimet themelore të shpallura në Kuvendin e saj.
Ripërtëritje.
U quajt ky Kuvendi i ripërtëritjes. Pa një ripërtëritje të thellë dhe të vazhdueshme, nuk do mund të ndjekim kohën. Dhe koha është e pamëshirshme. Ndaj dhe ne do i përmbahemi kësaj, do i përmbahemi sepse ju përmbajt Kuvendi Kombëtar, unë kam bindjen se do i përmbahet dhe Këshilli Kombëtar.
© SYRI.net