VIDEO/ Hoti: Malet tona nuk janë mall në tezgën e kryeministrit, janë pronë e përbashkët dhe e ardhmja e këtij vendi

VIDEO/ Hoti: Malet tona nuk janë mall në tezgën e kryeministrit, janë pronë e përbashkët dhe e ardhmja e këtij vendi

22:03, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Theth dhe prezantimit të ‘Paketës së Maleve’, duke akuzuar qeverinë se po e trajton pasurinë natyrore dhe pronën e banorëve si një instrument propagande.

Në reagimin e tij, Hoti deklaron se malet shqiptare nuk mund të trajtohen si një mall që shitet apo përdoret për interesa politike.

‘Malet tona nuk janë mall në tezgën e kryeministrit. Ato janë trashëgimi historike, pronë e përbashkët dhe e ardhmja e këtij vendi’, shkruan deputeti demokrat.

Hoti ka rikujtuar edhe zhvillimet e viteve të fundit në Theth dhe deklaratat e Edi Ramës në 2024, sulmi i fadromave në 2025 dhe takimi i sotëm i Ramës në 2026.

Reagimi i deputetit të PD, Kliti Hoti:

Malet tona nuk janë mall në tezgën e kryeministrit. Ato janë trashëgimi historike, pronë e përbashkët dhe e ardhmja e këtij vendi.

2024 - Edi Rama shkoi në Theth me premtime. Foli për zhvillim, turizëm dhe të ardhme.

2025 - Në vend të zhvillimit erdhën fadromat, tritoli dhe shembjet. Familje të tëra panë mundin e viteve të rrënohej brenda pak orësh.

2026 - Rikthehet sërish në Theth, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Me të njëjtin skenar, me të njëjtat premtime, me të njëjtën propagandë.

‘Trashëgimtarët do ta blejnë pronën e tyre me 1 euro’ është një pretendim që nuk qëndron. Prona e trashëguar nuk blihet; ajo i takon trashëgimtarit me ligj. Ta paraqesësh këtë si një favor të qeverisë është shtrembërim i vetë parimit të së drejtës së pronës.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco