Mijëra në shesh kundër qeverisë/ Mbyllet protesta e 52-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Mijëra në shesh kundër qeverisë/ Mbyllet protesta e 52-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

22:22, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është mbyllur edhe protesta e 52-të  kundër qeverisë Rama.

 Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës duke përcjellë mesazhet e tyre me thirrje si “Arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet” dhe “Arrestoni Ramën”.

Për më shumë se shtatë javë, qytetarët janë mbledhur çdo ditë në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, përgjegjësi institucionale dhe largimin e elitës së vjetër politike.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit e cilësojnë këtë protestë si një formë rezistence qytetare për ndryshim politik dhe kanë paralajmëruar një tjetër tubim më 23 korrik, përpara Parlamentit, në seancën e fundit plenare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco