Qindra qytetarë janë rikthyer në protestë në Shkodër, duke shprehur mbështetjen për protestën qytetare në Tiranë, ku prej 50 ditësh me radhë mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit deklaruan se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke theksuar se protesta është një reagim ndaj korrupsionit, keqqeverisjes dhe gjendjes së vendit.
© SYRI.net