Debate për Komisionin e Reformës Territoriale, Berisha: Rama do të shkrijë 25 bashki

15:53, 20/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin, Edi Rama, se u tërhoq nga realizimi i reformës territoriale, për të vijuar projektin e tij për shpopullimin e vendit.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se kryeministri ka vendosur shkrirjen e  25 bashkive, me qellimin për të shpopullur edhe më shumë vendin, ndësa ju bëri thirrje qytetarëve të protestojnë edhe kundër këtij vendimi.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ndërsa konfirmoi përfundimin e mandantit të komisionit të reformës territoriale, u mundua të mohojë shkrirjen e disa bashkive kryesore, duke pretenduar se diskutimet do të vijojnë në shtator.

 Por pak minuta pas kësaj deklarate, Balla pranoi se mazhoraca po kapërcen fazat e punës të komisionit që nuk janë ezauruar, duke përdorur si jusitifkim djegien e afateve, ndërkohë që nuk pranuan zgjatjen e mandatin të komisionit për reformen territoriale, siç bënë me komisionin e reformës zgjedhore. 

Më herët opozita, kërkoi zgjatjen e afatave të komisionit të reformës territoriale, ndërkohë që PS nuk pranoi, duke nxjerrë nga sirtaret variante të njëanshme të ndarjes së re territoriale, që parashikojnë shkrirjen e disa bashkive. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco