‘Edhe në ditëlindje në protestë’/ I riu rrëfen sakrificën e protestuesit me aftësi ndryshe: Çdo ditë këtu kundër Ramës

20:40, 20/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një i ri ka përcjellë nga protesta historinë e një qytetari me aftësi ndryshe, i cili pavarësisht vështirësive, vapës dhe largësisë, udhëton çdo ditë nga kthesa e Kamzës për të qenë në shesh.

Ai tregoi se edhe në ditën e tij të lindjes, protestuesi ka zgjedhur të mos mungojë, duke vijuar përballjen me qeverinë Rama dhe duke dhënë mesazhin se kërkesa për ndryshim nuk ndalet nga asnjë pengesë.

Fjala e tij:

Sot kam një mesazh shumë të shkurtër për ju. Edhe nuk e kam as për veten time, por e kam për këtë djalin që është këtu përditë. Me aftësi të kufizuara, ky banon te kthesa e Kamzës.

Edhe, edhe pse është vapë, edhe pse është larg, edhe pse e ka të vështirë, ai ditë për ditë vjen deri këtu, që të protestojë, që t'i tregojë Ramës që nuk e duam më.

Edhe sot është një ditë shumë e veçantë për të. Është ditëlindja e tij, edhe prapë ka vendosur të rrijë këtu!

Një duartrokitje të fortë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco