'Rama, jepe dorëheqjen', mbyllet protesta e 51-të para Kryeministrisë: Nesër më shumë

'Rama, jepe dorëheqjen', mbyllet protesta e 51-të para Kryeministrisë: Nesër më shumë

22:32, 20/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka përfunduar protesta e 51-të radhazi e rezistencës qytetare, e cila nisi para godinës së Kryeministrisë dhe vijoi me një marshim në rrugët e Tiranës.

Pas fjalimeve të mbajtura në tubim, protestuesit marshuan në kryeqytet, duke përsëritur kërkesën e tyre për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës, qytetarët mbajtën pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe morën fjalën për të ngritur shqetësime mbi korrupsionin, koston e jetesës dhe çështje të tjera që prekin qytetarët.

Në përfundim të marshimit, protestuesit brohoritën njëzëri: "Rama, jepe dorëheqjen!", ndërsa organizatorët theksuan se rezistenca qytetare do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco