'Të gjithë janë pjesë e ndyrësisë përkatëse', Goxhaj: Përplasjet tek Soros - Të vjetrit janë më Veliajn, Aleksi është me Ramën

09:52, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një përçarje e thellë brenda perandorisë globale Soros po shkakton tërmet në skenën politike shqiptare. Kalimi i pushtetit nga George Soros te djali i tij, Alex Soros, ka prodhuar një konflikt të ashpër të brendshëm, duke ndarë rrjetin në dy fraksione armiqësore: estabilishmentin e vjetër dhe atë të ri.

Sipas akstivistit Altin Goxhaj që ishte i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv, estabilishmenti i vjetër, i cili u largua nga pozicionet drejtuese pa asnjë ceremoni, përfaqësohet nga figura si Jonas Rolett, Fron Nazi dhe Fred Abrahams, të cilët dikur menaxhonin rrjetin në Ballkan dhe marrëdhëniet me Partinë Demokratike Amerikane. Këto figura, të cilat tashmë kanë mbetur jashtë loje nga lidershipi i ri i Alex Soros, raportohet se janë të lidhura ngushtë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Analizat tregojnë se ky i fundit rrezikon të përfundojë pas hekurave si pasojë direkte e kësaj lufte të brendshme për pushtet dhe çoroditjes së axhendave.

Në krahun tjetër, Alex Soros qëndron në aleancë të plotë me kryeministrin Edi Rama. Për të mbijetuar politikisht dhe për t'u shfaqur mirë para administratës së re amerikane, dyshja orkestroi një teatër politik në Zvërnec. Plani ishte përdorimi i grupeve ambientaliste, radikalëve të majtë dhe organizatave të tjera për të goditur Ramën artificialisht, duke e lartësuar atë si një "avokat të familjes Trump" përballë një rrjeti gjoja anti-Trump.

Por kjo skemë dështoi në mënyrë spektakolare. Publikimi i një imazhi të gjeneruar nga inteligjenca artificiale që shfaqte flamurin izraelit në telat me gjemba të Zvërnecit mblodhi 12 milionë shikime dhe i dha një drejtim krejt tjetër ngjarjes. Teatri i planifikuar u shndërrua papritur në një lëvizje patriotike dhe në një protestë 52-ditore kundër shpopullimit, kolonizimit dhe shitjes së pasurive kombëtare.

Aktualisht, përplasja është e lexueshme: establishmenti i ri i Alex Soros mbron me çdo kusht Edi Ramën, ndërsa të pakënaqurit e establishmentit të vjetër, të cilët po humbasin influencën e tyre, kanë nisur goditjet.

Flavio Qarri: Domethënë, e prisja teorinë konspirative nga ty, por erdhi nga profesor Bytyçi. Ti je dakord apo është akoma më ekstrem se kaq sa duket?

Altin Goxhaj: Është shumë më e thellë se kaq dhe i kërkoj ndjesë profesorit, po si profesori dhe shumë persona të tjerë të cilët janë vëzhgues të netëorkut Soros në Shqipëri, kanë gabuar në partencë të gjithë bashkë në lidhje me kuptimin e Sorosit pasi të gjithë e konceptojnë nga jashtë. Dhe për ta kuptuar fenomenin që po ndodh në Shqipëri dhe që ka, si të thuash, qasjen e vet si burim në Neë York dhe jo në Tiranë, duhet ta njohësh nga brenda Sorosin dhe jo nga jashtë. Sepse nga jashtë nuk kuptohet. Duket si një Soros i tërë, përballë këtij teatri të madh. Në fakt ka dy Soros. Ka një Soros të vjetër dhe një Soros të ri. Ka një Soros të George Sorosit dhe një Soros të Alex Sorosit. Dhe këto dy Soros në këtë moment janë në konflikt të plotë.

Pasi që kur vdiq, fizikisht, klinikisht apo politikisht George Soros, kjo perandori ka ndryshuar pronar. Dhe pronari i ri në raport me estabilishmentin e vjetër sorosian ngjan si një konflikt midis Princit dhe Makiavelit. Pasi gjithë mekanizmi i Sorosit që ka funksionuar në dekada ka qenë i ndërtuar mbi bazën e një Sorosi mediokër, i cili kishte mbledhur njerëz të zot për të bërë punët. Dhe djali i George Soros, Alex Soros, një person kryesisht i papërshtatshëm me kualitetin e tij personal për fatin tonë të mirë, mori perandorinë Soros me një lloj grushti të brendshëm. Pa ceremoni, pa rregulla, pa ligje, pa noter, pa asgjë, një perandori prej 3 miliardë dollarësh, ku nuk u duk askush, asnjë ceremoni dhe asnjë gjë. U shkarkua nga puna një estabilishment i vjetër, i cili kishte ndërtuar gjithë këtë mafie të ndyrë dhe kriminale në gjithë botën, për ta marrë në dorë një zogush i ri, një zog i qyqes i Sorosit që ishte Alexi, një homoseksual i paaftë për të menaxhuar një perandori si kjo.

Flavio Qarri: Që homoseksual dhe i paaftë në të njëjtën fjali, nuk është se ka ndonjë korrelacion llogjik, kështu që mos të kalojmë te kjo pjesë...

Altin Goxhaj: Jo, ta shpjegoj unë, nuk ka të bëjë me homofobi, do ta shpjegoj. Një person pa asnjë eksperiencë, pa asnjë lidhje, që doli direkt nga bankat e shkollës dhe mori direkt frenat e perandorisë Soros në dorë. Një person i tillë që rrinte në pregrat e afrikano-amerikanëve të gjatë dhe të fuqishëm në Amerikë dhe pastaj kaloi në preherin e një tirani. Kjo perandori mori një goditje thelbësore për fatin tonë të mirë, këto janë punët e Zotit, dhe filloi të keqmenaxhohet. Hapi i parë i gabuar që bëri, e pati shkakun në Shqipëri për shkak të Ballkanit të Hapur, ku Edi Rama ishte suporti i tij kryesor dhe i cili ndikoi pikërisht në çoroditjen e gjithë perandorisë, ku dhe Erion Veliaj po përfundon në burg pikërisht për këtë çoroditje. Dhe gjithë historia e kësaj skeme, duhet të kuptojmë se kush janë personazhet kryesorë të cilët kanë kryengritje brenda pallatit. Siç është për shembull Jonas Rolett, njeriu që ka ndërtuar gjithë Ballkanin e Sorosit, dhe është edhe shkaku i ndarjes së palëve. Për shembull, ju mjafton të futeni në internet sot dhe do shikoni tre emra: Fred Abrahams, Fron Nazi dhe Jonas Rolett. Të tre këta janë kundër Ramës. Janë kundër Ramës sepse janë të mirë dhe Rama është i keq? Apo këta janë të këqinj dhe Rama është i mirë? Asnjëra as tjetra.

Të gjithë janë pjesë e ndyrësisë përkatëse, por çfarë ndodh në çdo perandori? Vjen një moment kur vdes patriarku dhe fillon lufta për pushtet brenda llojit. Kujtojmë që Jonas Rolett drejtonte të gjithë menaxhimin dhe raportet e fondacionit Soros me Partinë Demokratike Amerikane dhe që mbulonte dhe Ballkanin. Dhe kjo prodhonte Erion Velinë, kopjen e shumë gjërave të tjera të kësaj natyre, prodhonte gjithë axhendën e shpopullimit të Shqipërisë. Por ndërkohë vjen një zogush i vogël, Alex Soros, i cili e çorodit gjithë këtë perandori, dhe fillon konflikti i cili shfaqet në rastin e Erion Velisë, pikërisht kur shkarkohet dhe Jonas Rolett nga pozicioni i këshilltarit të parë të kryetarit, njeriu që menaxhonte gjithë marrëdhëniet me Partinë Demokratike Amerikane, dhe kjo kompensohet me martesën e Alex Sorosit me Huma Abedin, e cila ishte dhe person i familjes Clinton dhe Obama në këtë netëork. Dhe ishte ky konflikt i madh brenda Partisë Demokratike Amerikane i këtij establishmenti që përplasen pikërisht në këtë degjenerim dhe çoroditje që prodhoi axhenda Trump dhe që në Shqipëri u shfaq pikërisht në këtë përplasje. Për të hyrë tani te kjo pjesa e teatrit.

Është e vërtetë që ka një teatër. Teatri u organizua nga Edi Rama dhe Alex Soros për të shfaqur një avokat të familjes Trump në Shqipëri që quhet Edi Rama, dhe një Soros që po godet Edi Ramën nëpërmjet LGBQ-ve, nëpërmjet ambientalistëve dhe komunistëve të Arlind Qorit. Një model i Black Lives Matter dhe i Antifas amerikane, në standardin shqiptar. Dhe në këtë format prej ngjyrës së kuqe e jeshile dhe rozë, që u planifikua nga Rama dhe Alex Soros në Zvërnec, ndodhi çudia e madhe. Punët e Zotit janë të tilla. Gjashtë ditë, shtatë ditë para se të ndodhte teatri i planifikuar nga Rama me Alex Soros në Zvërnec, ndodhi një fotografi me inteligjencë artificiale që tregonte flamurin e Izraelit në telat me gjemba të Zvërnecit. Në këtë moment, ndodhin që 12 milionë shikime pati vërtet kjo foto dhe kur ndodhi përplasja e ngjarjes së Zvërnecit, u ndërtua një narrativë e antisionizmit dhe antikolonizimit të Shqipërisë. Dhe kjo solli, prodhoi një ndryshim komplet të këtij kurthi që ishte ngritur Rama me Sorosin për t'u shfaqur para Trumpit si një avokat i Trumpit, ku nga ngjyra e kuqe, e jeshile dhe rozë që do të prodhonte modelin amerikan anti-Trump, prodhoi patriotizmin kuq e zi. Kundër kolonizimit, kundër shitjes të gjithçkaje këtu, ku nuk ishte më një lojë thjesht oligarkësh siç kërkonte të bënte Arlind Qori, siç ishte vetëm çështje e pelikanit dhe bubi kaçurrel siç thoshte ambientalizmi. Ndodhi fenomeni i ri, që kjo protestë e shfaq prej 51 ditësh. Sot ishte dita e 52-të. Patriotizmi. Lufta kundër shitjes dhe zhdukjes së Shqipërisë. Lufta kundër axhendës së shpopullimit. Kjo çoroditi gjithë skemat. Dhe këtu lind pikërisht edhe konflikti i brendshëm brenda Sorosit, që kërkojnë të shfrytëzojnë pikërisht këtë gjë dhe ju e dini shumë mirë që Erion Veliaj është për burg, që është pjesë e kësaj linje të estabilishmentit të vjetër, ku estabilishmenti i ri i Ramës me Alex Sorosin po dështon totalisht, pasi në Amerikë u kuptua i gjithë teatri që ai ka luajtur me Alex Sorosin për të prodhuar Ramën pro Trump dhe Sorosin anti Trump, ku tashmë nuk diskutohet më as për Trump dhe as për Ivanka Trump apo Jared Kushner. Sot diskutohet pikërisht për këtë axhendë shpopullimi dhe ripopullimin me kolonë dhe me skllevër të Shqipërisë.

Flavio Qarri: Çfarë do të thotë në vlerësimin tënd, në këto momente, pra je dakord me profesor Bytyçin kur thotë që marrëdhënia Rama-Soros nuk është e krisur, të paktën me njërin fraksion?

Altin Goxhaj: Estabilishmenti i ri që kontrollon Sorosin është totalisht me Ramën. Alex Soros është totalisht me Ramën. Të pakënaqurit e Sorosit po godasin. Ata që kanë dalë jashtë loje nga kjo skemë e re e pushtetit, siç janë Fred Abrahams, Jonas Rolett, Fron Nazi e të tjerë. Të gjithë të lidhur me Erion Velinë, të gjithë të lidhur me Erion Velinë. Pra, të pakënaqurit që janë jashtë loje...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco