Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Mesazhi i eurodeputetit çek për Edi Ramën

Braktisi Ramën dhe iu bashkua protestës/ Koçeku: Në 10 muajt e fundit kuptova se s’i përkisja PS-së

Braktisi Ramën dhe iu bashkua protestës/ Koçeku: Në 10 muajt e fundit kuptova se s’i përkisja PS-së

15:07, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Largimi i saj nga Partia Socialistë ishte padyshim në lajm i bujshëm. Akti i guximshëm i deputetes së re, e njohur si Neomalësorja, Marjana Koçeku, ishte edhe më i madh kur  hapur deklaroi se mbështeste protestën qytetare, ku për 52 ditë me radhë shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Në një rrëfim për ‘Programin e Drekës’ në News24, Koçeku tregoi se kur u bind që të merrte vendimin për t’u larguar nga PS-ja.

“Si çdo proces tjetër, ky vendim ka marrë kohën time për ta menduar dhe për ta shtjelluar se si do e realizoja dhe kur do të ishte i duhuri. Ka pasur momente të herëpashershme nuk ka ardhur papritur. Por ishte protesta ajo që më përforcoi që të ndërmerrja këtë hap.”, tha ajo.

Cilat ishin arsyet që Koçeku hoqi dorë nga PS? – deputetja iu përgjigj se; “Protesta më motivoi shumë për këtë vendim, si diçka frymëzuese, që vjen nga brezi im, gjenerata e re që i përkas. Ka pasur një histori ngjarjesh që kanë ndodhur prej 10 muajsh që më kanë shtyrë drejt idesë që nuk i përkas këtij grupi partiak. I kam ngritur dhe si problematika. I kam folur këto çështje dhe në mbledhje, në lokalitet, apo dhe në mbledhje qendrore. Kam folur për çështjen e Drinit, ku jam rritur. Nuk kam marrë përgjigjen që kam dashur. Nuk është marrë vëmendja e duhur për mjedisin. Ndaj duhet të ndërgjegjësohemi. Në mbledhjet e grupit kam folur për problematika si Kadastra dhe ligji i saj. Vij nga Malësia e Shkodrës, dhe i di problemet e shqiptarëve. Duhet të ketë qartësim ligjor, pasi ka mbivendosje ligjore në mënyrë të tillë që banorët të marrin pronat e tyre. Para se të hyja në politikë, kam pasur një biznes agroturizëm me familjen time, që u bë i njohur në mediat ndërkombëtare. Më pas u bëra pjesë e podcastit të Ramës. Aty ia shpalosa dhe vizionin tim dhe problematikat. Dy shtysat kryesore që kam hyrë, kanë qenë me sipërmarrjen dhe zhvillimin e zonës në atë trajektore që kisha krijuar. Kur më erdhi ky moment, pasi mundësitë ishin të limituara, pranova. Kjo më motivoi që të marr përsipër këtë angazhim publik dhe t’iu vij në ndihmë banorëve të mi.”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco