Revolta qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, ku pritet të zhvillohet protesta e 52-të radhazi.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.
Prej më shumë se 50 ditësh, protestuesit kanë dalë në rrugë duke kundërshtuar politikat e mazhorancës, ligjet e miratuara dhe projektet që cenojnë interesin publik.
Tubimi i radhës pritet të shoqërohet me thirrje kundër qeverisë, ndërsa të enjten qytetarët pritet të zhvendosin protestën para Kuvendit, në ditën e fundit të seancës parlamentare.
© SYRI.net