Ndoja: Qeveria ka kthyer në normalitet shkeljen e rregullave, protesta kërkon domosdoshmërisht një zgjidhje në Kuvend

09:15, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një analizë e thellë ligjore dhe politike ka nxjerrë në pah rreziqet e vërteta me të cilat përballet opozita si dhe mungesën e theksuar të respektimit të procedurave kushtetuese nga ana e qeverisë. Gjatë një në “Kafe Shqeto" në Syri tv me moderatorin Flavio Qarri, deputeti i PD Arian Ndoja shpjegoi me detaje se si ekzekutivi ka kthyer në normalitet shkeljen e rregullave të lojës, por theksoi gjithashtu se rruga e ndjekur nga protestuesit kërkon domosdoshmërisht një zgjidhje në Kuvend.

Duke analizuar veprimet e qeverisë, deputeti theksoi se buxheti i shtetit po ndryshohet jashtë procedurave normale parlamentare, duke përdorur aktet normative si mekanizëm për të anashkaluar komisionet përkatëse. Kjo qasje po justifikohet nga maxhoranca si një precedent, duke shkelur hierarkinë e akteve ligjore dhe duke fuqizuar atë që u cilësua si diktaturë e partisë.

Nga ana tjetër, vëmendja u ndal te qëndrimi i opozitës dhe aksioni i saj në rrugë. Edhe pse kauza e protestuesve konsiderohet legjitime, u bë e qartë se pa u ulur në parlament për të miratuar Kodin e ri Zgjedhor dhe Reformën Territoriale, çdo përpjekje e sheshit mbetet e zbrazët. U ngrit alarmi se edhe nëse kryeministri Edi Rama rrëzohet përmes një revolucioni dhe formohet një qeveri teknike, zgjedhjet e reja do të mbahen me po të njëjtat rregulla favorizuese, duke e bërë fitoren thuajse të pamundur pa ndërhyrjen e aparatit shtetëror.

Një tjetër pikë thelbësore ishte demaskimi i reformës aktuale territoriale. Sipas analizës, ndarja e bashkive nuk ka asnjë bazë historike apo ekonomike, por është një llogaritje e pastër matematike elektorale. Përmes bashkimit apo heqjes së kutive të caktuara të votimit, kufijtë e bashkive janë projektuar ekskluzivisht për të maksimalizuar fitoret e Partisë Socialiste në kurriz të kundërshtarëve politikë.

Flavio Qarri: Meqë po flasim për çështje ligjvënëse le ta shohim pak nga këndvështrimi i një njohësi të mirë të ligjit Arjan Ndoja, është me mua në këtë mëngjes. E para njëherë kam një kuriozitet të natyrës personale. Unë e di që ju keni një marrëdhënie metodike shumë të madhe me ligjin. Si e shikoni nga ky këndvështrim tani, jo i një interpretuesi dhe aplikuesi të ligjit, por i një ligjvënësi dhe mbi të gjitha kjo distanca e madhe midis mënyrës se si vepron qeveria dhe kuadrit ligjor dhe faktit që ka këtë vonesën e madhe për ta shkelur herë pas here.

Arian Ndoja: Në rradhë të parë faleminderit për ftesën. Së dyti dua të them që ato dispozitat ligjore unë jo pa qëllim, jo thjesht për të treguar se jam teknicien se janë te kjo fusha, por realisht e bëj për të sfiduar edhe mendimet e kolegëve, dashamirësve, opinioneve publike që dhe ata s'i njohin që të na bëjnë ndonjë vërejtje sugjerim qoftë në rrjetet sociale, qoftë në takimet që bëjmë. Nëse ligjërimi jonë teknik është i gabuar ose jo. Tani po marrim këtë të fundit që ju sapo thatë te ligji për aktin normativ për ndryshimin e buxhetit. Vetë rregullorja e kuvendit, vetë Kushtetuta e Shqipërisë ka dispozita specifike që parashikojnë procesin ligjvënës. Po në rastin e buxhetit të shtetit, rregullorja në ndryshim nga ligjet e tjera, këtij i ka kushtuar të paktën në nene 78 deri 85 dhe thotë në mënyrë eksplicite ka një procedurë të veçantë, ka afate të caktuara. Duhet marrë mendimi i komisioneve përkatëse, duhet marrë mendimi i qeverisë. Tani çfarë bëjnë këta? Në nenin 101 të Kushtetutës që është rast përjashtimor, aktin normativ e nxjerrin ligj. E bëjnë akt normativ me fuqinë e ligjit dhe e nxjerrin, e bëjnë ligj sepse e sjellim në kuvend kundër procedurës normale. Pra si mundet një akt normativ që në hierarkinë e akteve ligjore, ata që janë juristë në nenin 116 të Kushtetutës, e përcakton të katërtin në rradhën numerative, del sipër një ligji i cili është miratuar me një procedurë të caktuar dhe me një shumicë të caktuar që e parashikon këtë ngritur si procedurë. E kanë bërë shpesh dhe tani e di kush është argumenti? Është procedurë thotë e ndjekur, është bërë precedent tashmë. Pra unë nuk jam kundra që qeveria të... kanë dalë te ajo pjesa dhe thonë që është precedent. Unë e kuptoj që diktatura e partisë, pjesa empatike për...

Flavio Qarri: Është ligjërisht diktaturë?

Arian Ndoja: Pse ne e themi. Ne e themi për pushtetet që kontrollon Rama, ne e themi edhe mediatikisht këtë. Të më dëgjojnë të gjithë ata simpatizantë të Partisë Demokratike, të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike që shkojnë në protestë. Kam shkuar dhe unë, shkoj dhe unë. Problemi është i tillë. Në qoftë se ne nuk do shkojmë në parlament, pa u bërë Kodi Zgjedhor, reforma territoriale, do e përsëris shpesh këtë derisa të mërziten të gjithë. Ne nuk mund të shkojmë në një qeveri e cila të jetë demokratike. Që do të thotë ja morëm me revolucion pushtetin Edi Ramës. Iku Edi Rama, u bë çfarë u bë qeveria teknike e të gjitha. A do shkojmë në zgjedhje? Po. Ku do bëhen ndryshimet ligjore? Në kafene?

Pra marrëveshje politike mund të bëhen kudo te rogner, te salla, në miting, kudo që të jetë një vend publik, por që të kthehet në formë ligjore duhet parlament. Po s'ka problem se ikëm ne, do vijnë lista tjetër pasardhëse. Po ju bëj thirrje kujtesës historike të këtij kombi. Lista pasardhëse ka dhe ata që dalin në televizione, firmosën ndryshe nga marrëveshja e asaj 5 qershorit që thamë, bën ca ndryshime në kodin zgjedhor, i cili legjitimoi dushkun e kohës së fatos nanos, ndjesë pastë, e legjitimoi me rezultatin të deformuar zgjedhor që e kemi shpjeguar disa herë. Pra të fillojmë me të gjitha kërkesat me rradhë që kanë ata në shesh, përderisa thonë Rama në burg, Berisha në burg. Sali Berisha del vetë dhe thotë, mbështeteni protestën. Pra qëllimi i të gjithë njerëzve, qëllimi i të gjithë njerëzve është që kjo qeveri të largohet se realisht ajo është larguar. Tani nga kakofonia e mungesës së organizimit, që ka edhe protesta edhe aksioni opozitar në përgjithësi, ai po qëndron akoma në këmbë se po bën përpëlitjet e fundit. Po s'u bënë këto dy ndryshime të vijë kush të dojë, të bëjë zgjedhje me aparatin shtetëror që ka, me këtë autokraci, ne nuk mund të fitojmë zgjedhjet. Nuk është qëndrim pesimist. Unë hyj tek ata njerëz optimistë, njerëzit e njohin ata që më njohin personalisht. I përballoj sfidat.

Nuk i para i hap sfidat unë po kur marr pjesë në sfida garoj në mënyrë të fortë dhe të ndershme. Tani është problemi thjesht është logjik. Të bëhet qeveri teknike të merren teknicienët të bëhet kush dojë. Të dalim në zgjedhje të parakohëshme pakod dhe pa reformë territorial, jo. Çfarë po ndodh me reformën? E kam shpjeguar disa herë. Reforma nuk ka këto thirrjet historike, se po të shohësh Kushtetutën thotë: Lidhjet mes rajoneve, territoreve me zhvillim ekonomik dhe historik. Ka zona që s'kanë lidhje historike me njëra tjetrën, janë kufitare, s'kanë lidhje ekonomike me njëra tjetrën. Nuk bëhet mbi bazën e një studimi kjo, apo mbi bazën e emblemës kryesore që t'ia çojmë shërbimin qytetarit. Kjo gjëja bëhet për një arsye të vetme. Kuti votimi. Lexohen rezultatet e kutivë të votimit, trendi rritës ose zbritës dhe thuhet: në shumatorin e të gjithë këtyre kutive që përfshihen në një territor të caktuar, rezultati del pozitiv për Partinë Socialiste, del negativ për Partinë Demokratike. Atëherë këtu ku del pozitiv për Partinë Demokratike i hiqen disa kuti që ta rëndojnë pozicionin dhe mos ta marrë atë bashki dhe kalojnë pra rikompozim mbi bazë matematike elektorale.

Pra çfarëdo që të ndodhi në fund duhet të marrë formë. Edhe sikur me revolucion të rrëzohet pushteti, prapë faktori ndërkombëtar, po dhe vetë Kushtetuta jonë, po dhe vetë ato aspiratat që ka kombi jonë janë për një demokraci parlamentare, Republikë parlamentare. Pra duhet të bëhen këto dy ligje…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco