'Arrestoni Ramën'/ Mbyllet protesta e 53-të, qytetarët: Nesër në 08:30, të gjithë para Parlamentit

'Arrestoni Ramën'/ Mbyllet protesta e 53-të, qytetarët: Nesër në 08:30, të gjithë para Parlamentit

22:42, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është mbyllur protesta e 53-të e Revoltës Qytetare, e cila u zhvillua edhe këtë mbrëmje në Tiranë. Pas fjalimeve të mbajtura nga organizatorët dhe qytetarët, protestuesit marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke k♪rkuar dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën vazhdimisht: "Arrestoni Ramën" dhe "Parlament i krimit", ndërsa kërkuan vendosjen e përgjegjësisë për atë që e cilësojnë kapje të institucioneve dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve.

Në përfundim të tubimit, organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e radhës, e cila do të zhvillohet nesër, në orën 08:30, përpara Parlamentit.

Kujtojmë se protesta e fundit para Parlamentit, u përshkallëzua pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve ku u përdor ujë me piper, dhunë nga ana e policisë dhe u arrestuan disa pjesëmarrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco