Nga Grigels Muçollari
Nuk ka hipokrizi më të madhe me turizmin sesa kjo që bën qeveria. Asnjë masë për mbetjet masive që digjen gjithandej, një kronikë që shoqëron në mënyrë të përsëritur çdo sezon. Dhe kjo është detyrë e qeverisë. Asnjë masë për ujërat e zeza, ku kemi çdo ditë raportime që ato derdhen në det. Dhe kjo është detyrë e qeverisë. Nuk mbahet mend kur, për herë të fundit, është vënë në punë ndonjë impiant i përpunimit të ujërave të zeza. Asnjë masë për normalizimin e euros, që, në kushtet aktuale, çdo vizitori i kushtojnë këtu pushimet 30 për qind më shumë.
Kemi vetëm syzet me ngjyra të ndryshme dhe mjekrën që mburret me punët e arritjet e sipërmarrjes private dhe bukuritë natyrore të vendit, e mallkon e fajëson protestuesit për dështimet e tij.
Vitet e fundit vërehet se sezonet kanë gjithnjë rënie. Arsyeja kryesore, mendoj se, është mungesa e infrastrukturës. Infrastruktura është punë që duhet bërë çdo ditë e çdo muaj dhe ndryshon shumë nga propaganda. Me fjalë, me syze shumëngjyrëshe e mjekër që shfaqet çdo ditë në ekran, nuk bëjmë asnjë hap para.

© SYRI.net