Një emigrant shqiptar i ardhur nga Italia ka mbajtur fjalën e tij në ditën e 53-të të protestës qytetare pa ndalim ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, duke shprehur mbështetjen e tij për protestuesit dhe pakënaqësinë ndaj situatës në vend. Ai tha se prej vitesh jeton në Itali dhe se atje ka ndërtuar jetën e tij, por vendosi të kthehej në Shqipëri për të ngritur zërin për problemet e qytetarëve.
Emigranti solli edhe shembullin e nënës së tij 90-vjeçare, e cila pas 42 vitesh punë merr një pension që, sipas tij, nuk i përgjigjet sakrificës së saj. Duke iu drejtuar protestuesve, ai përshëndeti qëndrueshmërinë e tyre gjatë 53 ditëve të protestës, pavarësisht temperaturave të larta dhe vështirësive.
‘Mirëmbrëma, ju përshëndes të gjithëve për këtë sakrificë të madhe. Unë vij nga Italia. Unë si person i kam të gjitha punët në rregull në Itali.
Me fëmijë, me shkollë, i kam të shkolluar, jemi shumë mirë. Por kur shoh vendin tonë që e kanë marrë këta oligarkë, këta kriminelë, edhe nuk kujtohen për këtë popull i cili ka një vuajtje, ka një skamje, as në Bangladesh, as në Somali nuk e gjejmë! Sepse kam ardhur, kam ardhur, më falni një minutë t'ju lutem.
Kam ardhur, ka nja një javë, për arsye familjare. E kam një nënë 90 vjeçe, e do t'i bëj një shërbim, ka punuar 42 vjet, edhe i jep 110 mijë lekë të vjetra.
Çfarë t'i bëjë fëmijës? Një nënë e cila ka bërë vetë fëmijë. Kështu që o zotërinj, e foltë kësaj, ne jemi këtu që të bëjmë zërin. I përshëndes të gjithë këta që janë në vuajtje, 53 ditë, në këto temperatura të larta, askush nuk kujdeset.
Këta në qoftë se nuk bëjnë largim, do gjejmë mënyra që të largohen! Edhe sa më shpejt largohen, sepse do të ketë një kosto shumë të madhe. Prandaj ju kujtohet ky, shkonte vërdallë t'i vuni, t'i trumbetoni para një viti, edhe tashti shkoja atje, prapë edhe njëherë, u kthy krimineli në vendin e krimit. Prandaj, nuk mos të kujtojmë se i largon...
Do të kthehemi më të fortë se kurrë, edhe më të lidhur për fitore! I përshëndes të gjithë! Rroftë populli shqiptar! Rroftë Shqipëria e re! Ju përshëndes të gjithëve kësaj radhe. Nga do të vijmë edhe më të fuqishëm.
Pra ky, nesër do të largohet, po duhet të hetohet. Do t'i sekuestrohet e gjithë pasuria. Edhe t'i verifikohen të gjithë ku i kanë marrë. Kam 35 vjet që jam në kurbet edhe nuk kam asnjë makinë që kushton 2000 euro... Ku i mori ky? Ku i mori ky? Kam fotot e shtëpisë atje, që gruaja ime i ka bërë këto... kujt ia bëri ajo?
Që këta janë të gjithë kriminelë. Edhe jam veshur me rroba të trupit, jo për veten time se unë jam i siguruar. Por është vendi im, jam le, jam rrit, e do të shkoj në pleqëri sa të kem kujtuar më shumë... se të vijë ky e ta vë dorën në zemër e të na ndihmojë.
Ai sa më pak të vijë atje, e më mirë. Thotë një miku im nga Shkodra, thotë më mirë të vdesim një ditë se të vdesim përditë. Ju përshëndes të gjithëve. Rroftë Shqipëria, rroftë Shqipëria e re!’, u shpreh protestuesi gjatë fjalës së tij.
© SYRI.net