Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, akuzoi kryeministrin Edi Rama për përdorim të paligjshëm të fondit të emergjencës për financimin e koncertit të Kanye West, duke kërkuar ndërhyrjen e SPAK.
Sipas Gjokutajt, përdorimi i fondit të emergjencës për një aktivitet artistik është në kundërshtim me qëllimin për të cilin ai është krijuar. Avokati tha se aktivitetet e tilla duhet të organizohen nga iniciativa private dhe se nuk ka logjikë që shteti të paguajë miliona euro për të sjellë artistë të huaj në Shqipëri.
Gjokutaj pretendoi se qeveria ka zgjedhur rrugën e aktit normativ për të shmangur përgjegjësinë direkte të vendimmarrjes. Duke folur për rolin e SPAK-ut, Gjokutaj theksoi se Prokuroria e Posaçme nuk ka nevojë të presë një kallëzim penal për të nisur verifikimet.
‘Tashmë është bërë një, është kthyer në një normë, anti-normë, shkelja e ligjit.
Edhe nuk bën më përshtypje. Llogarit te rasti... unë kam bërë një status në të cilin me anë të sarkazmës, e kupton, e kam kthyer në një raport tjetër dhe them që tashmë ne s'na ka ngelur gjë tjetër veçse t'i kërkojmë falje, përse e kritikuam këtë mënyrë veprimi të kryeministrit, e kupton, në lidhje me këtë këngëtarin, Kanye West, i cili u shit si shpëtimtari i nderit të Shqipërisë, e kupton, ndërkohë që nderin e Shqipërisë nuk e shpëton dot as Kanye West, as Jennifer Lopez që pritet të vijë apo nuk do të vijë, po nuk ka rëndësi kjo.
Nderin e Shqipërisë e shpëtojnë shqiptarët dhe qeveria e tyre. Ndoshta kryeministri e ka kuptuar që nderi i Shqipërisë është cënuar nga mazhoranca e tij dhe nga ai që ai e udhëheq, edhe tashmë mundohet që me para, e kupton, të mbulojë diellin me shoshë.
Një diçka që është në limitet e të pamundurës. Nga pikëpamja juridike, Shqipëria ndodhet në një situatë që sigurisht edhe jeta kulturore, edhe të gjitha aspektet e jetës duhet të kenë atë hapësirën e tyre, absolutisht.
Por sigurisht që nuk mundet që një aktivitet kulturor, e kupton, të shkojë në një shpenzim të tillë duke anashkaluar prioritetet siç e dimë. Janë dhënë po si janë dhënë?
Shiko e para e punës njëherë që aktivitetet private janë, është... duhet të ishte Kanye West, nëse e kam të saktë emrin e tij, duhet të ishte ai që do t'i lutej bashkë me kompanitë e tij, duhet t'i lutej Shqipërisë që të vinte, e kupton, edhe nga këto aktivitete Shqipëria duhet të përfitojë dhe jo të humbasë e të paguajë shteti... të paguajë para nga shteti.
Por ajo që është ulëritëse dhe alarmante është që këto para janë nxjerrë nga fondi i emergjencës. Pra, fondi i emergjencës është leku i ditës së hallit, e kupton, ta themi në gjuhë popullore. Dhe këto para janë nxjerrë po jo me vendim qeverie, sepse ai e ka shumë të qartë kryeministri që me vendim qeverie ka një përgjegjësi të paparë, e kupton, ka një përgjegjësi penale të plotë.
Por çfarë ka bërë? E para e ka bërë si emergjente sepse do dështonte koncerti edhe bëhej fjalë e madhe, e kupton, se do shahej Shqipëria se po të dështonte koncerti. Mirëpo ai vetë flet dhe vetë përgjigjet. Ai është në një monolog, e kupton, edhe nuk e di e kupton apo s'e kupton këtë, edhe kujton se shqiptarët nuk e kuptojnë.
Dhe çfarë ka bërë? I ka marrë këto para me emergjencë dhe e ka bërë me akt normativ. Akti normativ është një lloj akti ligjor, i cili merret... të lutem ta mbaroj... merret, ka fuqinë e ligjit, por ai domosdoshmërisht brenda 45 ditëve nga marrja e aktit normativ duhet të shkojë në Kuvend për të marrë formën ligjore, ndryshe ai pushon së qeni. Çfarë ndodh? Lekët janë dhënë menjëherë dhe akti normativ ka vajtur në Kuvend.
Pse e ka bërë në Kuvend? Në Kuvend e ka bërë që atje të kthehet në ligj dhe që ky të hiqet përgjegjësisë dhe ta kalojë në një përgjegjësi kolegjiale dhe kolektive. E kupton? Pra, edhe kjo hile vërteton edhe njëherë dijeninë edhe koshjencën e tij të plotë se çfarë është duke bërë dhe ka menduar edhe ditën kur mund t'i kërkohet llogari në lidhje me këtë aferë edhe ka bërë këtë zgjidhje ligjore, e kupton, për të shpëtuar veten dhe për të realizuar atë qëllim që pati.
Sigurisht që SPAK nuk ka nevojë sepse kjo... rasti i cili tha zoti prokuror, drejtuesi i SPAK-ut, që tha 'ne presim kallëzime', prokurori sigurisht edhe me një informacion mediatik mundet të regjistrojë një hetim. Hetimi nuk do të thotë domosdoshmërisht të hyjnë njerëzit në burg.
Hetimi regjistrohet dhe verifikohen aktet, komunikohet shkresërisht, merret praktika, shikohet zbatimi i ligjit, a janë rastet emergjente, a janë rastet kur ligji parashikon që duhet të shfrytëzohet fondi i emergjencës apo jo për një koncert artisti, se kjo është ulëritëse ti e kupton. Këto janë ato parametra që SPAK-u i kontrollon nga zyra, siguron bazën dokumentare, ballafaqon me këtë me ligjin, thërret personat përgjegjës që janë në lidhje me këtë procedurë dhe pastaj shikon përgjegjësinë individuale të secilit dhe procedon mbi bazën e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale në lidhje edhe me kualifikimin ligjor të veprës, edhe me dispozitën përkatëse për të cilin duhet të përgjigjen, nëse ka përgjegjësi penale, edhe në lidhje me masat ndaluese apo shtrënguese nëse dëmi është i atillë dhe praktika për dëme të këtij niveli ka ecur me masa drastike.
Kjo është rruga ligjore që duhet të bëjë SPAK-u dhe SPAK-u nuk mund të presë... SPAK-u nuk është zyrë e pritjes së popullit. SPAK-u është një organ i cili ka mundësinë të marrë edhe nga mediat, edhe nga portalet se kur kanë dashur kanë bërë gjëmën.
E kupton? Të mund të marrë informacion dhe ta verifikojë informacionin. Kjo nuk është një shpifje. Koncerti është kryer, është deklaruar, se kjo e bukura është që këta nuk e fshehin këtë punë. Po ama thotë i kemi dhënë për të shpëtuar nderin e Shqipërisë.’, theksoi ndër të tjera, avokati Genc Gjokutaj në SYRI TV.
© SYRI.net