Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për personalitetin e shquar, Akademikun Emin Riza

Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për personalitetin e shquar, Akademikun Emin Riza

21:47, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetar i Partisë Demokratike, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut, Emin Riza.

Me një shënim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se, Riza, një nga personalitetet më të njohura të kulturës e monumenteve, ka lënë pas një trashëgimni të vyer.

‘Profesor Emin Riza dha një kontribut të çmuar në proceset demokratike të vendit.

Ai ishte ndër intelektualët më të shquar që u bashkua që në fillimet e saj me Lëvizjen Demokratike të viteve '90.

Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.’, shkruan kreu i PD.

Mesazhi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Të dashur miq, Akademiku Emin Riza, një nga personalitetet më të shquara të kulturës sonë kombëtare, kolos në fushën e trashëgimisë kulturore në tërësi, si dhe të restaurimit e arkitekturës tradicionale shqiptare në veçanti, mbylli sytë përgjithmonë.

Profesor Emin Riza dha një kontribut të çmuar në proceset demokratike të vendit. Ai ishte ndër intelektualët më të shquar që u bashkua që në fillimet e saj me Lëvizjen Demokratike të viteve '90. Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Pasardhës i shkencëtarit, albanologut te shquar Selman Riza, Prof. Emin Riza ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në studimin, dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë materiale shqiptare dhe vlerave të arkitekturës tradicionale shqiptare. Ai është autor i shumë monografive e qindra artikujve shkencorë, si dhe drejtues i revistave më prestigjioze të fushës.

Profesor Emin Riza, për studimet dhe hulumtimet e tij shkencore, ishte kryesuesi mendjendritur i grupit të punës për përgatitjen e dosjeve të Gjirokastrës dhe Beratit për paraqitjen e tyre të suksesshme në UNESCO, si dhe përfshirjen e këtyre qyteteve në Listën e Trashëgimisë Botërore. Në mirënjohje të thellë ndaj tij për këtë shërbim kaq të çmuar, të dy këto qytete e kanë shpallur Akademikun Emin Riza "Qytetar Nderi".

Duke shprehur nderimin tim më të thellë, mirënjohjen e pakufishme për Profesor Emin Rizën dhe veprën e tij të pavdekshme në kulturën e trashëgiminë kulturore të kombit tonë, si dhe për bashkëpunimin tonë në drejtimin e Partisë Demokratike e përfaqësimin e saj në parlamentin e vendit, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve të tij. Lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i njeriut të tyre të dashur Profesor Emin Rizës të gjejë paqen e merituar.

Amin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco