A ekziston një konflikt i Ramës me Soros? Bytyçi: Është një aktrim, fasadë e mirëmenduar politike

09:23, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fillimi i një "lufte" mes qeverisë shqiptare dhe organizatës Soros duket se nuk është asgjë më shumë sesa një fasadë e mirëmenduar politike. Së fundmi, sulmet e përfaqësuesve të maxhorancës ndaj mediave të financuara nga Soros, kanë ngritur dyshime për një krisje të mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe rrjetit të miliarderit George Soros.

Megjithatë, analizat theksojnë se kjo lëvizje është një makinacion i pastër. Një nga detajet që hedh poshtë teorinë e një thyerjeje të vërtetë është vetë pozicioni i bashkëshortes së kryeministrit, e cila cilësohet në qarqet politike si "rojtarja e Soros në Surrel". Lidhjet e organizatës me pushtetin në Shqipëri mendohet të jenë të thella, duke u krahasuar me krushqitë mesjetare, të ndërtuara përmes metodave okulte për të qenë të pazgjidhshme.

Studiuesi Enver Bytyçi në një intervistë në “Kafe Shqeto” tha se arsyeja e vërtetë pas këtij "aktrimi" politik lidhet me përpjekjet e kryeministrit për të tërhequr vëmendjen dhe për t'i bërë përshtypje administratës së re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke ditur që presidenti Donald Trump e ka shpallur platformën e Sorosit si një rrezik madhor, qeveria shqiptare po tenton të krijojë një narrativë fiktive anti-Soros për të siguruar ftesa dhe mbështetje në Uashington.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri Studiuesi tha se përpjekjet e qeverisë për t'u ulur në tryezën e administratës amerikane duke mohuar lidhjet me Sorosin, mbeten thjesht një teatër i radhës dhe një iluzion pa gjasa suksesi.

Flavio Qarri: Do ta filloj nga profesor Bytyçi. Në vlerësimin tuaj, më ngacmoi pikërisht sulmi i Taulant Ballës ndaj BIRN-it, që është një media që ka marrë edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë fonde nga Soros, edhe nga institucione të tjera të mbështetura pjesë e konglomeratit Soros. A është një moment ky i pranimit të thyerjes publikisht?

Enver Bytyçi: Besoj që është një moment i pranimit të thyerjes publikisht, por duhet të jemi të vëmendshëm sepse mund të jetë edhe një lloj makinacioni.

Flavio Qarri: Çfarë do të thotë?

Enver Bytyçi: Që do të thotë se vetë Sorosi mund të lëvizë mekanizma të tillë të cilët krijojnë përshtypjen, ose mund të jetë i interesuar që të krijojë përshtypjen se ka një konflikt midis zotit Rama dhe organizatës famëkeqe Soros. Pse them këtë? Nuk besoj që Linda Rama do ta mbështeste bashkëshortin e saj me një linjë anti-Soros, nëse vërtet kjo linjë do të ishte e kristalizuar ose e paramenduar dhe e finalizuar, apo si të themi. Besoj që e shoqja e kryeministrit do të reagonte ndaj bashkëshortit të saj dhe nuk do të pranonte...

Flavo Qarri: Pse, çfarë pozicioni ka ende zonja Rama te Soros?

Enver Bytyçi: Zonja Linda, për mendimin tim, është rojtari i Soros në Surrel.

Flavio Qarri: Rojtari i Soros në Surrel?

Enver Bytyçi: Sigurisht. Sepse të gjitha lidhjet, deri edhe ato martesore, deri edhe ato miqësore e të tjera, janë lidhje të cilat u ngjajnë si të thuash krushqive të mbretërive të hershme ose të princërve apo principatave të hershme në kohën e mesjetës, në ditët e sotme. Soros ka rikthyer metodat mesjetare të lidhjeve dhe konsolidimit të tyre, okulte gjithmonë, me qëllim që të krijojë lidhje të cilat nuk mund të zgjidhen më. Dhe në këtë aspekt, unë kam dyshimet e mia nëse vërtet ky divorc që mund ta quajmë ose që shihet në horizont midis Edi Ramës dhe George dhe Alex Sorosit është real apo jo. Është një fasadë apo është një realitet. Ne e dimë që zoti Rama është njeriu i fasadave, është njeriu i show-t, është njeriu i intrigave, njeri që di më mirë se gjithkush të luajë jo djallin, por nënën e djallit dhe për pasojë nga ai mund të presësh gjithçka. Së dyti, unë mendoj që qëllimi për të cilin krijohet kjo rrethanë, kjo lëvizje, është llogaritur gabim nga ana e zotit Rama dhe zotit Balla, apo të tjerëve që flasin për një eksperiment të tillë, sikur Sorosi ka organizuar dhe po organizon gjithçka anti-Rama...

Flavio Qarri: Ka pasur njerëz pranë Soros në shesh në orët e para...

Enver Bytyçi: Absolutisht po. Dhe njerëzit pranë Ramës të cilët kanë krijuar mjaft, si Spiropali, Erion Veliaj, Mazniku e të tjerë, nuk pritet që të jenë besnikët e Ramës në këtë kuptim, sepse brenda klanit, brenda grupimit të Sorosit ka rivalitet natyrisht.

Flavio Qarri: Si në çdo organizim tjetër.

Enver Bytyçi: Si në çdo organizim tjetër. Por problemi është se kjo që po bëjnë këta nuk duhet të besojnë se do të jetë e suksesshme. Për çfarë arsyeje? Zoti Trump është angazhuar që të luftojë kundër Sorosit si një e keqe shumë e madhe, ose e keqja më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili sipas tij, ka implementuar një platformë ideologjike në SHBA shkatërruese, por edhe në vende të tjera në botë. Eksperimenti më i mirë, më i madh, më domethënësi për Sorosin ka qenë Shqipëria. Nëse Donald Trump do të mbështesi Edi Ramën, për shkak se Edi Rama na hiqet se është anti-Soros, atëherë e gjithë fabula e anti-sorosizmit të Donald Trump do të binte. Madje vetë demokratët amerikanë do ta demaskonin Trump, duke i thënë që një vend, i cili është drejtuar nga një kryeministër që ka kryer eksperimentin Soros në mënyrën më të përsosur të mundshme si në asnjë vend tjetër të botës, ti po e rehabiliton dhe po e mbështet, po na e ul në tryezë. Në këtë kuptim them që është e gabuar, ose është iluzion që Taulant Balla, Edi Rama e të tjerë, të besojnë se do të ulen në tavolinën e Trump duke mohuar Alex Sorosin. Edhe nga kjo narrativë unë besoj që kemi të bëjmë me një fasadë...

Flavio Qarri: Me një aktrim.

Enver Bytyçi: Në një aktrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco