Rezistenca qytetare në ditën e 51-të, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

Rezistenca qytetare në ditën e 51-të, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

21:35, 20/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të rezistencës qytetare.

Qytetarët vijojnë protestën për të 51-ën ditë radhazi, duke përsëritur kërkesën e tyre kryesore: largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Marshimi po zhvillohet në kryeqytet nën thirrjet e protestuesve, të cilët theksojnë se do të vazhdojnë rezistencën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Gjatë protestave të zhvilluara deri më tani janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë Rama, ndërsa pjesëmarrësit kanë ngritur shqetësime për gjendjen ekonomike, emigracionin dhe projektet që dëmtojnë interesin publik dhe pasuritë kombëtare.

Protestuesit kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të mënyrës së qeverisjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco