Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Gjithë Shqipëria në shitje’/ Qytetari nga Tepelena: Kush do t’i marrë tokat, kur fshatrat janë bosh?

20:21, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga protesta e 52-të një qytetar nga Tepelena ka sulmuar qeverinë Rama për politikat ndaj tokave dhe zonave malore, duke akuzuar mazhorancën se po injoron realitetin e fshatrave të braktisura.

Qytetari nga Allkomemaj i Tepelenës tha se pas 52 ditësh protestë nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria, ndërsa kundërshtoi deklaratat e kryeministrit për “Paketën e Maleve”.

Ai solli shembullin e fshatit të tij, ku mungojnë rrugët, uji, dritat dhe mbi të gjitha banorët.

“Shqipëria është shpopulluar. Kush do t’i marrë këto toka?”, deklaroi qytetari, duke akuzuar qeverinë se po lejon shitjen e tokave bujqësore, zonave malore dhe pasurive të vendit.

Në fund të fjalës së tij, ai kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur: “Rama, jep dorëheqjen!”.

Fjala e tij:

Përshëndetje të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë!

Sot, 52 ditë protestë dhe ne nuk shikojmë asnjë reagim nga qeveria. Sot, 52 ditë dhe kryeministri ynë sjelljen tonë paqësore dhe qytetare e merr për dobësi.

Sot kryeministri thotë që nuk tërhiqet nga paketa e maleve. Thotë që do ta bëjë si Zvicra. Thotë që shqiptarët do të marrin tokat e të parëve të tyre për 1 euro.

Tani lind një pyetje: Kush do t'i marrë këto toka? Ku janë këta qytetarë? Shqipëria është shpopulluar e gjitha.

Unë e sfidoj kryeministrin të shkojë atje, në fshatin tim. Fshati im quhet Allkomemaj, në krahinën e Tepelenës.

Nuk ka rrugë për të vajtur. Nuk ka drita. Nuk ka ujë të pijshëm. Shtëpitë kanë rënë dhe i ka mbuluar bimësia. Nuk ka shërbime. Por, mbi të gjitha, nuk ka njerëz!

E atëherë, zoti kryeministër, kush do t'i marrë këto toka? Kush? Kush do të vijë këtu dhe të marrë tokat tona?

Mos harrojmë që para disa ditësh u kalua edhe një ligj tjetër për shitjen e tokave bujqësore. Pra, tokat bujqësore po shiten. Tokat në mal po shiten. Deti po shitet. Gjithë Shqipëria në shitje!

Dhe kryeministri rri aty e na bën sehir.

Jo, zoti kryeministër, ju duhet të reflektoni dhe të jepni dorëheqjen.

Rama, jep dorëheqjen!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco