Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

'Paketa e maleve'/ Burimi: Skema e qeverisë për t’u marrë pronën malësorëve dhe për t’ua kaluar miqve të pushtetit

19:00, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në Task Force, gazetari Genc Burimi foli mbi “Paketën e maleve”, zhvillimet politike dhe rolin e institucioneve të drejtësisë, ku u shpreh se qeveria Rama ka ndjekur një model të koncesioneve mbi pronat, duke e cilësuar nismën si një formë të re të shpronësimit të zonave malore.

‘Paketa e maleve’ është një mënyrë për t’ua hequr pronën malësorëve dhe për t’ua kaluar atë investitorëve strategjikë apo njerëzve pranë pushtetit.’- u shpreh ai

Burimi deklaroi se, pavarësisht kundërshtimeve dhe paralajmërimeve europiane, mazhoranca e ka kaluar ligjin në Parlament pa u tërhequr, duke argumentuar se qeveria nuk ka pasur qëllim të ndalojë këtë proces.

Ai ngriti gjithashtu akuza ndaj SPAK-ut, duke thënë se drejtësia në Shqipëri është e varur nga mazhoranca dhe faktorët ndërkombëtarë, ndërsa vuri në pikëpyetje mënyrën se si do të veprojnë drejtuesit e këtij institucioni pas përfundimit të mandateve të tyre.

Gjatë intervistës, gazetari u ndal edhe te deklaratat e Altin Dumanit për sofistikimin e krimit, të cilat i cilësoi si “krim intelektual”, ndërsa theksoi se protestat duhet të zhvendosen përpara ambasadave, si një mënyrë për të rritur presionin ndërkombëtar.

Pjesë nga deklarata:

Rama e kishte angazhuar Shqipërinë, përpara protestave, në një rrugë të ekonomisë mafioze. Dhe ardhja e protestave nuk mund ta çonte këtë te ministrat, që t’i jepte një ndalesë brutale gjithë atyre gjërave dhe fushatave që kishin ndërmarrë para protestave. Përkundrazi, kjo “paketa e maleve” ekzaktësisht paketa e maleve është një formë e re e koncesioneve të maleve.

Pra, kjo i zhvesh malësorët atje nga rrethimi i pronës, siç e bëri në bregdet, dhe këtë pronë ose ua jep miqve të tij, ose shteti ulet dhe e jep si investitor strategjik, për t’ua dhënë të huajve apo miqve të tij. Kjo, ligjërisht, është pikërisht paketa e maleve: shpronësimi i maleve.

Dhe këtë e kisha thënë përpara protestave. Thosha: “Unë po ndaloj” nuk ndaloj, por vazhdoj... Evropa thotë se kjo është e pamundur të ndodhë; Komisioni Europian thotë se do ta rrëzosh ligjin... Ata e çuan natën në parlament dhe e kaluan natën. Pra, ata nuk kanë asnjë qëllim që ta ndalojnë fare.

Dhe dy fjalë për SPAK-un. Nuk kam parë vend demokratik ku drejtësia të jetë kaq e varur nga mazhoranca, vendase dhe e huaj. Për një fakt të vetëm dhe vetë mediat e thonë ndërkombëtarët nuk i japin shumë bujë. Kur flitet për SPAK-un dhe për Dumanin, duhet bërë e qartë që të jemi të lirë nga politika.

Po të shohësh mandatin që mbaron pas 9 vitesh, çfarë do të bëjnë ata pasi t’u mbarojë mandati? Sepse, pasi të mbarosh mandatin, asgjë nuk të pengon që të shkosh të jetosh në Francë e të tjera. A thotë vallë Makroni që mazhoranca e Francës bën të njëjtën gjë? Kush jemi ne që të mendojmë një gjë të tillë? Pra, nuk jemi në atë lloj situate...

Për SPAK-un jam shprehur që para zgjedhjeve të vitit 2024. E kam thënë në prag të zgjedhjeve. Kemi gjetur atë shprehjen për të qarë e për të qeshur, “krimi intelektual” i Dumanit, kur thoshte se është bërë i sofistikuar...

Pra, këta nuk lëvizin sot. Jam shumë dakord me Lubonjën dhe e kam thënë edhe më parë që protestat të zhvendoseshin përpara ambasadave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco