Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Balliu: I dhatë 4.2 mln euro një miliarderi për 40 minuta koncert, paratë i’a morët popullit më të varfër në Europë

Balliu: I dhatë 4.2 mln euro një miliarderi për 40 minuta koncert, paratë i’a morët popullit më të varfër në Europë

18:15, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu gjatë debatit në komisionin e ligjeve në parlament, ka akuzuar qeverinë dhe Edi Ramën që i dhanë 4.2 milionë euro për një miliarder që këndoi vetëm 40 minuta.

Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:

Problemi te Kanye West nuk është nëse këndon bukur apo jo. Problemi janë 4.2 milionë euro që ia dhatë një miliarderi për 40 minuta koncert, ndërsa ato para i morët nga populli më i varfër në Europë.

Këto para duhej të shkonin për fëmijët që nuk kurohen, sepse mungojnë pajisjet dhe ilaçet në spitale.

Rasti i Altin Hilës është vetëm një shembull; ka me mijëra familje shqiptare që përballen me të njëjtën dramë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco