Protesta e 31-të radhazi, ku qytetarë dhe aktivistë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, u shoqërua me tensione të forta përpara Parlamentit, ku u arrestuan 6 prej tyre.
Pas përfundimit të protestës, një grup protestuesish u drejtuan fillimisht pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku kërkuan lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të ndaluar gjatë përplasjes me forcat e rendit.
Më pas, protestuesit u zhvendosën pranë Komisariatit nr. 1, ku po mbahen 6 të arrestuarit. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur jashtë ambienteve të komisariatit, duke brohoritur vazhdimisht "Lironi çunat" dhe duke kërkuar lirimin e tyre.
Protestuesit kanë akuzuar Policinë për përdorim të dhunës gjatë ndërhyrjes në protestë, ndërsa kanë deklaruar se të ndaluarit nuk kanë kryer asnjë vepër penale dhe se arrestimi i tyre ishte i pajustifikuar.
LEXO EDHE: Skandal/ Gjuajtën me vezë ministrat, policia e Edi Ramës tërheq zvarrë protestuesit
Situata para Komisariatit nr. 1 vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa në zonë janë shtuar masat e sigurisë dhe prania e forcave të policisë.
© SYRI.net