Dhjetra aktivistë dhe qytetarë kanë protestuar këtë të shtunë pranë TEC-eve lundruese në Vlorë, Tigri 1 dhe Tigri 3. Ata kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit, që siç theksojë ata, jo vetëm që po vjedh çdo ditë shqiptarët, duke gllabëruar miliona euro nga taksat e tyre, por gjithashtu po ndot mjedisin
Protestuesit kanë kërkuar që qeveria të ndal financimet dhe pagesat për Tigrin 1 dhe 3, dhe se shumta të tilla duhet të investohen për shërbime të tjera që shkojnë drejtpërdrejtë në ndihmë të qytetarëve shqiptarë
Edhe gjatë kësaj proteste, nuk kanë munguar thirrjet drejtuar kreut të qeverisë, Edi Rama për të dhënë dorëheqjen
Gjatë zhvillimit të protestës, në zonë është vënë re një prani e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar perimetrin për të ndalur protestuesit të futen në brendësi të TEC-it.
© SYRI.net