VIDEO-SYRI TV/ Berisha bashkëbisedim me qytetarët, thirrje për pjesëmarrje në protesta

18:18, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale se protesta qytetarë duhet të fitojë ndaj çdo qytetar duhet të jap kontributin e tij për largimin e narkoqeverisë së Edi Ramës.

Kryedemokrati theksoi se protesta i ka dhënë goditje fatale Ramës, ndërsa dënoi tentativën e tij dhe qeverisë për të përndjekur dhe denigruar protestuesit që flasin në shesh. Sa i përket akuzave për lidhje me Iranin, Berisha solli në vëmendje se ka qenë kryeministri Rama dhe Erion Veliaj ata që kishin marrëdhënie dhe vizita të shpeshta në Teheran si njerëz të besuar të regjimit.

Nga SYRI TV

Bashkëbisedimin e fundjavës me qytetarët në rrjetet sociale, lideri i opozitës Sali Berisha e nisi me thirrjen ndaj demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që t’i bashkohen protestave antiqeveritare dhe të japin kontributin e tyre për largimin e Edi Ramës. Berisha shprehu bindjen se protesta do të fitojë mbi narkoqeverinë.

Berisha tha se protestat që kanë hyrë në ditën e 28 i kanë dhënë goditjen fatale Edi Ramës. Ai dënoi tentativën e kryeministrit për përndjekjen e denigrimin e protestuesve që marrin pjesë në protestë, dhe i bëri thirrje publike të dorëhiqet.

Për sloganet anti-opozitë në protestë, dha këtë përgjigje.

Një paralajmërim kishte edhe për kryetaren e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni për presionet që u bëhen protestuesve.

Kryedemokrati dënoi edhe tentativat e Edi Ramës për të përlyer heronjtë kombëtarë të luftës së Kosovës, duke sjellë rastin e Tahir Sinanit.

Sa i takon akuzave për përfshirjen e Iranit në protestë, Berisha solli në vëmendje se ka qenë vetë kryeministri Rama dhe Erion Veliaj që kanë pasur vizita të shpeshta dhe marrëdhënie me Teheranin.

Teksa u ndal tek operacioni i sekuestrimit të parave të krimit, Berisha tha se Shqipëria është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të pista.

Berisha thekson qëndrimin e tij të prerë për ndërtimin e kullave, për të cilat thotë se nuk ka firmosur dhe s’do firmosë kurrë asnjë leje.

I ndalur tek dosja Aruba, Berisha akuzon Altin Dumain se nuk nxjerr emrat e qeveritarëve të përfshirë, pasi është mburojë e Edi Ramës.

Një denoncim kishte edhe për plaçkitjen e tokës publike nga Rama dhe familjarët e tij në Vuno e Gjipe.

Sa i takon shpërdorimit të taksave publike dhe korrupsionit, Berisha premtoi se PD në pushtet do të krijojë agjenci të posaçme për hetimin e taksave dhe pasurive publike gjatë qeverive të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco