Deputeti i PD-së në Lushnje, Saimir Korreshi ka vazhduar me denoncimet për skandalet në spitalin e Lushnjes.
Korreshi ka publikuar pamje, ku duket gjendja katastrofike në spital, me një dysheme të hollë dhe hekura që më shumë duken si tela.
Denoncimi i Saimir Korreshit:
Qivirria me Spitalin e Lushnjes po vazhdon me teorinë shto miell e shto uje!!
Po ju tregojmë gjendjen dramatike të dyshemesë në Godinën ku po ristrukturohet dhe që pritet te jetë Urgjenca me qindra paciente në ditë.
Dyshemeja i duket e hollë si letër duhani dhe hekurat e përdorur si fije shkrepëse. Çfarë Turpi!!
Pjesërisht dyshemeja është shpuar si pordhët e qivirrisë që kane grisur brekët e arrnuara!!
Poshtë saj ka themele të viteve 60 komentet po jua lë Ju!!
(ps edhe nje gje qe do te beje kjo Qivirri ne Lushnje e bene per tu tallur)
© SYRI.net