Berisha: ‘Paketa e maleve’ është pushtimi i vërtetë i maleve. Nuk ka asnjë pëllëmbë tokë shtet

13:51, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në  bashkëbisedim me qytetarët, Berisha është ndalur te debati për të ashtuquajturën “Paketa e maleve”, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje të rëndë në pronësinë dhe territorin në zonat malore të vendit.

Berisha u shpreh se sipas tij, në zonat e Alpeve shqiptare nuk ekziston tokë shtetërore në kuptimin që paraqitet në dokumente zyrtare, duke theksuar se këto territore historikisht janë administruar nga komunitetet lokale dhe familjet.

Ai akuzoi qeverinë për përpjekje për të ndryshuar këtë realitet përmes politikave të zhvillimit dhe lejeve të ndërtimit, duke e cilësuar këtë si një cenim të rëndë të pronësisë dhe trashëgimisë në zonat malore.

Shaliane Dukagjinasi: I nderuar doktor profesor Sali Berisha. Jam Shaliane Dukagjinasi. Kur përmbi 700 vjet të parët tanë jetuan në Alpe në mbrojtje të identitetit kombëtar, mbi çfarë baze ligji mbi tokat e pasuritë tona janë regjistruar si pronë shtet? Keni dijeni për këtë tjetërsim kriminal apo më mirë grabitje e hapur? Atje çdo gur ka zot. Për çfarë pakete malesh mund të flitet?

Sali Berisha:

Pushtimi i vërtetë i maleve. Edi Rama me paketën e maleve sillet absolutisht më keq se pushtimi otoman. E the bukur ti, e the shumë bukur. 
Zonat e maleve dhe alpet kanë jetuar pothuaj në autonomi të plotë nga perandoria, duke paguar një taksë. Janë nxjerrë, jo të shkonin atje, por janë nxjerrë dikur jashtë territorit. 
Jo që s'mund të ndërtonte, por s'mund të imagjinonte të ndërtonte kush aty. 
Dhe ajo që the ti është shumë e vërtetë. Tokat, siç e the ti, ose janë familjare, ose janë të komuniteteve. 
Nuk ka asnjë pëllëmbë tokë shtet. Asnjë pëllëmbë! Nga majat, deri në luginën më të thellë. Ky do t'i pushtojë me trafikantë droge dhe banda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco