Kreu i PD-së Sali Berisha është ndalur te protestat rinore dhe zhvillimet politike në vend, duke i cilësuar ato si një faktor që ka ndikuar drejtpërdrejt në përplasjen politike me qeverinë.
Berisha u shpreh se kjo lëvizje qytetare ka pasur ndikim të fortë në imazhin e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për qëndrim kundër të rinjve dhe për thellim të krizës politike në vend.
Ai theksoi se protestat kanë rritur presionin ndaj qeverisë dhe kanë sjellë, sipas tij, një ekspozim të plotë të mënyrës së qeverisjes në sytë e opinionit publik.
Shyqyri Myrtollari. Doktor përshëndetje. Rama vuri në shërbim të krimit Këshillin e Ministrave, Bankën e Shqipërisë, Ambasadat, Policinë e Shtetit, Portin e Durrësit, Doganat dhe Bashkitë. Gjithashtu ndërmori disa ligje speciale si monopolizimi i lejeve për kullat dhe resortet, ligji për ndërtimet në zonat e mbrojtura, paketa e maleve, dhe çmimet e referencës në ndërtim. A duhet të hetohet si organizatë kriminale?
Sali Berisha:
Kjo organizatë kriminale duhet të rrëzohet një minutë e më parë Shyqyri. Dhe ne nuk tërhiqemi kurrë nga kjo pikëpamje dhe nga rrëzimi i saj.
Por dua të them dhe një gjë, që lëvizja rinore qytetare i ka dhënë disa nga goditjet më fatale këtij regjimi. E ka lënë pa fytyrë në mbarë Evropën dhe botën.
Dhe një gjë dua t'ju them të dashur miq, sulmet e lëvizjeve rinore qytetare, apo lëvizjet rinore qytetare, janë shumë më ngjitëse sesa ato që vijnë nga kundërshtarët politikë. Ndaj dhe kjo protestë rinore e ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq. Armik të rinisë së kombit të tij, armik të të ardhmes së kombit të tij.
E ka dërmuar, e ka nxjerrë siç e meriton. Pra, duhet të jemi mirënjohës.
Pse i them këto? Nuk duhet të shohim se, se Edi Rama është vërtet aty kufomë e pakallur politike, por goditjet që ka marrë e bëjnë atë absolutisht më të pashpresin qeveritar në Evropë.
© SYRI.net