Lajmi i fundit

Marjana Koçeku sulmon Ramën në median britanike: Kjo qeveri nuk mund ta ndryshojë Shqipërinë. Do dalin edhe deputetë të tjerë...

Berisha bën sërish thirrje: Të mbështesim me të gjitha mënyrat protestën e të rinjve shqiptarë

Berisha bën sërish thirrje: Të mbështesim me të gjitha mënyrat protestën e të rinjve shqiptarë

13:30, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në përmbyllje të bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD-së Sali Berisha ka përsëritur thirrjen e tij për mbështetjen e protestës së të rinjve shqiptarë, të cilën ai e konsideron një nismë me rëndësi të veçantë për të ardhmen e vendit.

Berisha u shpreh se kjo lëvizje duhet mbështetur në çdo formë nga qytetarët, duke e cilësuar si një investim jetik për Shqipërinë dhe të ardhmen e kombit.

Ai falënderoi pjesëmarrësit në bashkëbisedim dhe theksoi se Partia Demokratike do të vijojë angazhimin e saj politik për realizimin e objektivave të saj dhe për garantimin e votës së lirë.

Sali Berisha:

Atëherë, ju falenderoj shumë për vëmendjen që treguat, pyetjet, komentet që adresuam dhe e mbyll me ftesën përsëri të mbështetet me të gjitha mënyrat protesta e të rinjve shqiptarë si investimi më serioz, më jetik për të ardhmen e kombit tonë dhe të Shqipërisë. 
Ju falenderoj dhe ju garantoj se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka, do punojë fort për realizimin e qëllimeve të saj, misionit të saj, votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco