Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 25-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

5 kërkesat vetem kjo eshte çështja dhe jo Goxhaj!

5 kërkesat vetem kjo eshte çështja dhe jo Goxhaj!

18:20, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Një tallava e pafund me pallavra, akuza, shpifje, dokumente, dëshmi gjithfarësh, tamam një pazar mizerabel mediatik është investuar nga kryeministri për Dritan Goxhajn.

Kam lexuar 5 kërkesat e protestës, që janë kaq të qarta dhe pa ekuivoksa që detyrojnë përgjigje po kaq të qarta.

Rama nuk përballet dot me 5 kërkesat, e ka absolutisht të pamundur qoftë në pikëpamje politike ashtu edhe sociale, as morale jo se jo.

Ndaj po merret jo po kush është, jo po si është Dritan Goxhaj.

Asnjë në Shqipëri, por edhe qindra mijëra shqiptarë në diasporë nuk duan të dinë asfare se kush është Goxhaj, sepse nuk kanë ikur nga Shqipëria për shkak tij, por vetëm të Rames dhe qeverisë së tij, ndaj vijnë nga mijëra kilometra larg dhe protestojnë në Tiranë.

Për fat të keq të tij, Ramës, kjo përballje e pashmangshme me 5 kërkesat i kërkohet vetëm atij, sepse nuk është as analist, as gazetar, as influencer dhe as qytetar i thjeshtë, por është kryeministër i vendit.

Është vërtet i një niveli shumë qesharak reagimi qaraman i Ramës që fajësonte nga agjenturat greke, serbe, iraniane, kosovare, maqedonase, algoritmin, Jared Kushnerin dhe Ivanka Trumpin dhe tani së fundi i është vërsulur “agjenturës” Goxhaj.

Pesë kërkesat janë aty:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.

3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.

4. Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.

5. Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.”

Një kryeministër, që ka humbur moralin dhe kurajon politike, që t’u përgjigjet pesë kërkesave politike, që ka një frikë të tmerrshme të debatojë për to ndërkohë që të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë e kërkojnë realisht, nuk është më kryeministër.

Pesë kërkesat nuk shmangen dot dhe përdredhjet e Ramës dhe komeditë mediatike e “betejat” me Goxhajn vetëm tregojnë dobësinë e tij ekstreme.

Qartazi pesë pyetjet janë pasqyrë e kalbjes politike shtetërore, që në vend të përballjes ka zgjedhur mjerimin e thashethemeve mediatike, që nuk ia ndryshojnë fatin dhe fundin politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco