Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen në në sheshin “Skënderbej”, ndërsa tubimi kundër qeverisë hyn sot në ditën e 25.
Qytetarë nga Tirana dhe zona të tjera të vendit kanë filluar të grumbullohen në qendër të kryeqytetit, duke u bërë thirrje autoriteteve të reflektojnë ndaj kërkesave të tyre.
Ashtu si në ditët e mëparshme, kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë me fjalime, marshim dhe forma të tjera të reagimit qytetar, ndërsa kanë theksuar se mobilizimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.
© SYRI.net