Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 25-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Floriana Garo: Mediat e Ramës trillojnë, PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat  e protestës qytetare

Floriana Garo: Mediat e Ramës trillojnë, PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

20:18, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokrartike ka reaguar në lidhje me trillimet e disa medieve të kontrolluara nga Edi Rama dhe qeveria, se gjoja Partia Demokratike dhe kreu i saj Sali Berisha, nuk mbështet kërkesat e qytetarëve protestues.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo shkruan se, ‘Berisha dhe PD mbështesin plotësisht pesë kërkesat e paraqitura nga përfaqësuesit e protestës rinore qytetare, si dhe kërkesat e paraqitura së fundmi nga tribuna e saj për opinionin publik.’

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:

Lidhur me mashtrimet e mediave të qeverisë, sipas të cilave PD dhe Berisha nuk mbështesin 5 kërkesat e protestuesve, deklaroj se ky është një trillim i pastër.

Berisha dhe PD mbështesin plotësisht pesë kërkesat e paraqitura nga përfaqësuesit e protestës rinore qytetare, si dhe kërkesat e paraqitura së fundmi nga tribuna e saj për opinionin publik. Edi Rama, përmes mediave të tij, me qëllim të keq për të sulmuar protestën dhe kërkesat e drejta, i konfondon ato me prononcime individuale të ndonjë protestuesi, duke i paraqitur si qëndrime të vetë protestës rinore qytetare.

Me këtë rast, PD dënon këtë praktikë trillimi e manipulimi të Ramës dhe qeverisë së tij, si dhe kërkon dorëheqjen e tij të menjëhershme, dhe pranimin e kërkesave të paraqitura zyrtarisht nga përfaqësuesit e protestës rinore qytetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco