'Rama fyen qytetarët', reagon Bardhi: 'Fuck you' thelbi i mënyrës se si Rama e ushtron pushtetin

'Rama fyen qytetarët', reagon Bardhi: 'Fuck you' thelbi i mënyrës se si Rama e ushtron pushtetin

17:55, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kryeministri Edi Rama shpërtheu në fyerje dhe ofendime të rënda ndaj qindra mijera qytetarëve shqiptarë që prej 23 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke ju përgjigjur në gjuhë të huaj me frazën 'Fuck You".

Gjatë një interviste për Financial Times, Rama tejkaloi ccdo limit, ndërsa u përpoq t'i paraqesë protestat kundër tij, në skenën ndërkombëtare, si protesta anti-Trump.

“Fuck you” Ndoshta asnjëherë më parë Edi Rama nuk e ka përmbledhur më qartë filozofinë e pushtetit të tij, shkruan Bardhi.

Reagimi

“Fuck you”

Ndoshta asnjëherë më parë Edi Rama nuk e ka përmbledhur më qartë filozofinë e pushtetit të tij.

Në vetëm dy fjalë.

Dy fjalë për qytetarët që kërkojnë llogari.
Dy fjalë për protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Dy fjalë për këdo që refuzon shtetin e parave të pista, korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit të tij.

“Fuck you” nuk është një humbje nervash e momentit. Nuk është as lapsus. Është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin.

Përçmim për qytetarët.
Përçmim për kundërshtarin.
Përçmim për llogaridhënien.

Prandaj këto dy fjalë vlejnë më shumë se një mijë fjalime. Sepse vetëm një Kumbar e sheh pushtetin si pronë private dhe qytetarët si pengesë.

“Fuck you”

Ndonjëherë mjaftojnë dy fjalë për të shpjeguar pse epoka e Edi Ramës duhet të marrë fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco