Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 24-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

‘S’mjafton vetëm dorëheqja’, Hasimja: Duhet një qeveri kujdestare për të garantuar zgjedhje të lira

18:27, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dorëheqja e thjeshtë e kryeministrit nuk shihet më si një zgjidhje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, politologu Ermal Hasimja shprehet se zhvillimi i zgjedhjeve në të njëjtat kushte politike dhe administrative thjesht do të prodhonte të njëjtin rezultat të paracaktuar, pasi thelbi i problemit qëndron tek vetë sistemi i deformuar zgjedhor.

Sipas tij, për të parandaluar përsëritjen e historisë, e udhës do të ishte krijimi i një "qeverie kujdestare’,  me qëllimin e vetëm që t'u japë qytetarëve idenë e një strukture të re, të pastër dhe të kuruar, e cila ka vetëm një mision: ruajtjen e votës.

Detyrat e kësaj qeverie do të ishin jetike, theksoi politologu Hasimja: bllokimi i përdorimit të administratës dhe fondeve shtetërore për fushata, ndalimi i ndërhyrjes së krimit të organizuar përmes bashkëpunimit me drejtësinë, si dhe kontrolli i rreptë i financimeve të errëta partiake.

 Edhe personalisht po dhe në kuadër të forumit bashkë me kolegët në fakt ne kemi ngulur këmbë që kjo nuk është e mjaftueshme. Nuk mjafton thjesht dorëheqja, se mund të jepet dorëheqja, bëhen zgjedhjet me të njëjtat kushte siç janë bërë më përpara dhe rezultatin e dimë se si do shkojë. Çështja është që pikërisht të parandalohen gjithë problemet që kanë ekzistuar në zgjedhjet e kaluara. Gjithçka nis nga vota. Sepse protesta nuk e zëvendëson dot votën, nuk e zëvendëson dot kuvendin. Mund ta ndryshojë, në sensin që reflektohet vullneti i protestës në votë, por nuk e ndryshon, nuk e zëvendëson dot.

Kështu që, përveç çështjes së dorëheqjes, natyrisht do duhej që të kishte një qeveri kujdestare. Është quajtur më përpara "teknike", ne kemi ngulur këmbë tek termi "kujdestare" dhe e shohim që ka ngjitur dhe ka zënë vend ky koncept i qeverisë kujdestare. Qeveria, pikërisht, është "caretaker government". Domethënë çështja është dhe për çfarë kujdeset kjo qeveri kujdestare. Është një qeveri e cila pikërisht merr përsipër që të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme duke parandaluar: 1. Përdorimin e administratës, burimet njerëzore dhe financiare të administratës. 2. Duke parandaluar edhe përmes sistemit të drejtësisë por edhe në forma të tjera çdo lloj bashkëpunimi me krimin e organizuar. Dhe 3. Pastaj, ndërhyrjen në fushatë përmes edhe kontrolleve të financimit të partive, por jo vetëm, edhe të klientëve të mëdhenj të qeverisë.

Pikërisht, ne kemi këtë problemin që vendet e tjera as nuk i kanë parashikuar në ligj sepse nuk mund të ndodhin. Por këtu në Shqipëri ndodhin, kështu që ne këto kemi propozuar. Dhe natyrisht pastaj, në një postim që bëra para një a dy ditësh, para se të dilnin kërkesat e protestës në fakt, që kërkesat janë shumë të ngjashme edhe me ato çfarë kemi propozuar ne në fakt, është edhe çështja e një, unë e kam quajtur, një pakt qytetar për demokracinë. Pra një lloj marrëveshje, në kërkesat e protestës me sa kam parë është quajtur një kontratë e re sociale a diçka e tillë.

Por është thelbi që, ideja është kjo që, përfaqësues të protestës në një mënyrë ose në një tjetër se dikur do duhet të përfaqësohet ajo protestë. Domethënë, përfaqësues të protestës, intelektualë, partitë politike të të gjithë spektrit, mundësisht, po pati mundësi le të mblidhet dhe partia socialiste aty. Përveç atij që i kërkohet dorëheqja? Po partitë politike dhe sidomos të opozitës se ajo është logjike që ata të jenë aty. Të nënshkruajnë dhe të marrin angazhime pikërisht në raport me disa parime të caktuara, pra të parandalojnë gjithë problemet që kanë ekzistuar deri tani.

Patjetër, sepse pastaj kur vijnë në pushtet, çështja nuk është thjesht ndryshimi i qeverisë aktuale dhe i kryeministrit. Çështja është edhe që cilado qeveri që do të vijë më vonë, pas kësaj kujdestares them në qoftë se do të ndodhi, cilado qeveri që të vijë më vonë, përfshi dhe qeverinë e opozitës aktuale. Të jetë e paralajmëruar dhe të jetë e parapërgatitur që në qoftë se përsërit të njëjtat probleme, do të përballet me të njëjtin reagim popullor. Pra çështja nuk është vetëm për të zgjidhur problemin në këtë moment, është për ta parandaluar atë në të ardhmen. Këtu është e gjithë çështja. Dhe unë i pashë që këto kërkesa, ato çfarë edhe personalisht po edhe si forum i kemi paraqitur, në fakt janë, duken, janë të ngjashme, nuk po them që janë përdorur apo imituar, po thjesht po them që janë të ngjashme, domethënë janë shtyllat klasike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco