Autokolona me flamuj kuq e zi të shqiptarëve të diasporës mbushën sot në mesditë rrugët e Tiranës. Bori, flamuj që valëvizin dhe thirrjet ‘poshtë komunizmi’;
Gazetari Klajdi Bodlli i Syri Tv mori në intervistë disa prej tyre.
“Kemi ardhur nga Londra jemi nisur që pardje. Na shtyu zoti kryeministër i cili nuk pati asnjë reagim. Shpresojmë që sot të jetë dita e fundit për të. Jemi mbi 1 mijë makina nga e gjithë Europa” thotë njëri.
“Shpresojmë që sot të jetë dita e fundit. Unë po të isha Edi nuk do të doja të isha në vend të tij. Jemi këtu se kemi gjak shqiptari. Kemi ardhur ti japim forcë e moral shqiptarëve për ti thënë që nuk janë vetëm. Ne kemi ikur por nuk kemi humbur” thotë një tjetër.
Autokolona me makinat e diasporës ndaluan në Bulevardin e ri, dhe shqiptarët e diasporës po bëhen gati për tiu bashkuar protestës "Rama jepe dorëheqjen' që pritet të nisë sot në orën 19:00 para kryeministrisë.
© SYRI.net