Nga Çim Peka - 14:15, 23/06/2026
Në një shkrim/intervistë të Edi Ramës në Financial Times, ky i fundit i drejtohet popullit të protestës me rrugacërinë perverse :fuck you (shkoni e q…uni). Në atë intervistë “ankohet” se shqiptarët e quajnë padrino të Krimit.
Mendoj që ka të drejtë të jetë i fyer. Ky njeri nuk është padrino i krimit është ZAR i Krimit të organizuar për të cilët ka punuar të paktën 7-8 vitet e fundit. I ka pasuruar, e i ka përfaqësuar e fuqizuar si askund e askush tjetër.
ZARI kanabizoi Shqipërinë në 2013-2016, si hap i parë i fuqizimit dhe shërbimit ndaj Krimit. Me kanabizmin jo vetëm që ju shtroi rrugën për heroinë e kokainë, por i ndihmoi të parashtronin dhe rrugën për ta kthyer në Shqipërinë në Shtëpi të karteleve, dhe si off shore i parave të tyre.
Më pas në ëndrrat e tij për tu bërë gangsteri i lagjes, hapi lojën në Sinaloa dhe jo vetëm për të dhënë licenca kazinoje, duke u kapur me presh në duar e gënjyer shqiptarët, nga historia e promovimit të një libri, e më pas të pranonte që kishte bërë një krim e kishte gënjyer gjithashtu shqiptarët, që përbetohet se si ka tradhtuar (tradhtuar për ditë)
Më tej në perversitetin e tij i dorëzoi qeverinë krimit dhe karteleve duke bërë sektorin e ndërtimit lavatriçen e parave të drogës e duke futur Shqipërinë dhe ekonominë e vendit nën zgjedhën e parave të drogës.
Dikur andej nga 2017 mund të kishte pasur një moment e mundësi të shkëputej nga Endra dhe dashuria për tu bërë si gangsterët e lagjes që e rrifnin e e dërgonin të blinte cigare aty në adoleshencën e tij të hershme, por në vend të Shqipërisë zgjodhi Gysin dhe Gyset.
Ndërkohë ja doli!!! Në 4-5 vitet e fundit u bë garantuesi i trafiqeve dhe pastrimit të parave për kartele dhe krimin e organizuar, shpesh duke i futur në sherr me njëri tjetrin e shpesh duke i koordinuar për fushata elektorale e për fushata pastrimi parash.
U bë qiradhënës e garantues për kartelet, i porteve të vendit që në njërën anë i shiste si porte me demek për turizëm, në anën tjetër garantonte paprekshmërinë e karteleve
Shpiku dhe vettingun për të kapur drejtësinë që të kishte një rreth të mbyllur dhe të kontrolluar të paprekshmërisë së krimit të organizuar. Nuk është e rastësishme që pastrimi i parave të drogës ndodh në Shqipëri, zbulimi, gjetja, përgjimi dhe hartimi i dosjeve ndodh jashtë. SPAK vetëm bën postjerin, sepse SPAK vetë si celulë “drejtësie” i ka pasur e parë aty tek hunda vetë, por “Godfather/ZARI” nuk i lejonte e lejon të bëjnë çap nga rrethi.
Më tej i duhej një Mafia gate keeper (Zari i krimit në raport me buxhetin në qeveri që të bënte punën e ZARIT. Zgjodhi sërish Belindën dhe Belindat, përpara Shqipërisë.
S’dua t’i numëroj lejet e ndërtimit për grupet kriminale, s’dua t’i numëroj tenderat për grupet kriminale, s’dua të numëroj historitë e AKSHI në shërbim të krimit, nuk dua t’i kujtoj lejet e Solareve e hidrocentraleve për krimin, nuk dua t’i kujtoj “gjërat e vogla” si udhëtimet me charter duke falimentuar shoqëri fluturimi, apo “gjërat e tjera të vogla” si fërkimet 10 mijë euroshe, verat 33 mijë dollarëshe, biletat e NBA 80 mijë dollarëshe, apo pony që ke në lindjen e mesme ku argëtohet familja. Këto janë gjëra të vogla për ZARIN.
Qershia mbi tortë është ARUBA, ku ai e ka koordinuar me kujdes dhe me pasoja të rënda për vendin e shoqërinë.
ZAR, në intervistë flet si i pandehur. Dhe kërkon të të japin fakte. Bertet në çarjen tënde mjerane ..”ska bir kurve të më tregojë para mua në xhep…”. Dëgjo ZAR i krimit: Ka bira nënash tani që të tregojnë jo para në xhep, po miliarda që ja ke grabitur shqiptarëve. Këto që të thashë më sipër janë maja e ajsbergut. Emailet e kriptuara dikush i dekripton.
Duro. Do kesh mundësi të flasësh si i pandehur. Populli i protestës të ka nxjerrë lakuriq në sytë e shqiptarëve e të gjithë botës.
A, dhe në fund. Boll e ke “fuck”-ur, këtë vend, tani i vjen anash. Tani: fuck you back and beyond…
© SYRI.net