Drama Rama: s'ka kerkend pranë t'ia thotë...

Drama Rama: s'ka kerkend pranë t'ia thotë...

Nga Artan Hoxha - 21/06/2026

Edi Ramës i janë zvjerdhur fjalët e i janë pjerdhur patronazhistet.

Foli me 1 qershor, akuzoi grek e turk bashkë, tha nuk tërhiqet, dënoi firmat për rrethimin e policët, shtet e privat, që dhunuan protestuesit, priti të pakësohen a zbythen por në mbrëmje protestuesit më të shumtë se të djelën, më energjike e më rinorë.

Turoi në Shqipëri, me sebep 35 vjetorin e PS, imitoi, talli e përqeshi influencerat, nuk la pa përfshirë iranianët në komplot, këtyre iu shtoi antiizraelitët dhe antitrumpët por protestuesit u shtuan e shumuan në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Mblodhi patronazhistët në Sheshin Italia para stadiumit Air Albania (që nuk fluturon me), fiks në ditën e përvjetorit të dytë të partisë së vjetër por plot silikon e lifting, thirri në ndihmë teoritë fashiste, naziste, balliste, marksiste, por në mbrëmje protestuesit ia pushtuan sheshin në fjalë, duke i treguar se ishin shumë më shumë e shumë më të vendosur.

U sherros me mediet ndërkombëtare, pikërisht me ato që e kanë lavdëruar e perkedhelur, qe po ia sjellin para zyrës betejën e tyre me Trump duke përdorur të bijën e dhëndrin (harroi se 5 muaj më parë u mburr në parlament se nuk shkoi në Davos me kërkesën e babait që të kujdesej për të bijën) e që po amplifikonin një protestë laramane bazuar në thashetheme e gënjeshtra por u shtuan edhe artikujt, edhe lidhjet direkte siç u pasuruan memet tallëse të protestuesve dhe u shfaqën marshimet e përnatëshme demonstruese e paralajmëruese të tyre.

Shpresoi se protesta po mpakej pas një marshimi pa sens një mbrëmje drejt aeroportit, mori zemër dhe mbajti fjalimin e të shtunës, dje, ku akuzoi algoritmin e rrjeteve sociale që budalleps masivisht shqiptarët, por masa e protestuesve, qe edhe pse pa kryesi a kryetar, po tregon inteligjencë kolektive, reflektoi shpejt, korrigjoi metodën dhe në mbrëmjen e 20 qershorit vërshoi lumë në bulevard e ia rrethoi kalanë kryesore të qeverisë.

I dështoi propaganda fjalëshumë, i dështoi kulaçi me patronazhim, kërbaçi me policim e banditim.

Drama e tij e trefishtë!

Ndoshta nuk e kupton se nuk e duan më, masivisht dhe s'ka kënd pranë t'ia shpjegojë.

Ndoshta e kupton por nuk e pranon sepse ende shpreson se protestat do shterojnë, se ja, erdhi vera e do harbojnë, dhe s'ka kënd pranë t'ia provojë se e kundërta do vijojë.

Ndoshta e kupton dhe e pranon por nuk guxon kur imagjinon se ç'e pret e çdo heqë paskëtaj, dhe s' ka kënd që ia merr përsipër ndërmjetësimin me protestuesit që kërkojnë asgjësimin e sistemit që ai e ngriti me kaq mund, para, drogë, propagandë, dhunë verbale e materiale

Si Odisea do mbërrijë me patjetër në fatin e paracaktuar edhe për neodiktatorët, i vetmuar, pa anije e pa shokë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco