Polonia është aleati i NATO-s që i nevojitet Amerikës

Polonia është aleati i NATO-s që i nevojitet Amerikës

10:54, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Washington Examiner/

Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga Europa drejt izolimit, siç pretendojnë disa kritikë të administratës Trump. Ato po ecin në një drejtim tjetër dhe po e nisin aty ku duhet: duke mbështetur Poloninë si një aleat të rëndësishëm amerikan.

Me 12 qershor, administrata njoftoi një hua të re prej 4 miliardë dollarësh për Poloninë përmes programit të financimit ushtarak të jashtëm. Nënsekretari i Shtetit, Thomas Di Nanno, i tha Agjencisë Polake të Shtypit se SHBA-ja do të sigurojë fonde për blerjen e armëve, duke e çuar në 20 miliardë dollarë totalin e kredive ushtarake të disponueshme për Poloninë.

Po atë ditë, avionët e parë luftarakë F-35 të Polonisë kryen fluturimin e tyre të parë mbi vend. Polonia është anëtarja e parë lindore e NATO-s që merr këta avionë. Fluturimi i tyre, së bashku me rritjen e madhe të kredive, nënvizon një realitet të ri të sigurisë kombëtare.

Amerika po investon shumë te Polonia, dhe me të drejtë.

Në maj, Departamenti i Luftës njoftoi se po tërhiqte 5000 trupa nga Gjermania. Ky veprim bëri që disa komentatorë të spekulonin se SHBA po “braktiste” Europën, madje ndoshta po tërhiqej drejt izolacionizmit.

Asnjëprej këtyre pretendimeve nuk është i vërtetë.

Presidenti Donald Trump ka adoptuar një urtësi të vjetër: është më mirë të ndihmosh ata që ndihmojnë veten. Kjo është njëkohësisht logjikë e thjeshtë dhe strategji e zgjuar.

Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes për vitin 2026 e Departamentit të Luftës e vendosi ndarjen e barrës së mbrojtjes mes aleatëve si një nga “katër linjat e veprimit” dhe kërkoi bashkëpunim më të madh me “aleatët model”. Polonia e meriton këtë përkufizim.

Vendimi për të rritur ndihmën për Varshavën është një shembull i zbatimit të kësaj strategjie.

Polonia ka shpenzimet më të larta relative për mbrojtjen nga të gjithë aleatët e NATO-s, duke i kushtuar ushtrisë 4.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në qershor 2025, administrata Trump u bëri presion aleatëve të NATO-s që deri në vitin 2035 të shpenzonin 5% të PBB-së për mbrojtjen.

Edhe para kësaj, Polonia ishte në rrugën e duhur për ta arritur këtë objektiv. Ndryshe nga disa aleatë të tjerë, Polonisë nuk ka nevojë t’i thuhet që ta marrë seriozisht mbrojtjen e saj.

Historia e gjatë e ndarjeve territoriale dhe tmerret që përjetoi gjatë shekullit XX, si nën pushtimin nazist ashtu edhe nën atë komunist sovjetik, i kanë lënë vendit një kujtesë të dhimbshme për atë që do të thotë të jesh në mëshirën e despotëve të huaj me ambicie perandorake. Kufiri i Polonisë me Rusinë e VladimirPutinit bën që këto kujtime të mbeten ende të gjalla.

Një nga provat që Polonia është një aleate e aftë dhe e besueshme janë shërbimet e saj të inteligjencës. Ato gëzojnë reputacion të lartë dhe njësia e forcave speciale GROM konsiderohet ndër më të mirat në botë.

SHBA përballet me kërcënime të paprecedenta nga Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani, të gjitha fuqi revizioniste që duan t’i japin fund rendit ndërkombëtar të udhëhequr nga Amerika. SHBA-ja nuk mund t’i përballojë dhe t’i pengojë ato pa aleatë të gatshëm dhe të aftë për të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Disa anëtarë të NATO-s i kundërshtojnë vazhdimisht kërkesat amerikane për t’u bërë vende më serioze dhe për të mbajtur një pjesë më të madhe të barrës së mbrojtjes.

Qeveria spanjolle e PedroSanchez-it e ka refuzuar hapur këtë, duke i quajtur çdo rritje të shpenzimeve “të paarsyeshme”. Shpenzimet e mbrojtjes të Kanadasë janë luhatur mes 1.29% dhe 1.4% të PBB-së, duke e bërë atë një nga vendet me shpenzimet më të ulëta në NATO.

Në mars, përmes manovrave të kontabilitetit, Otava arriti në nivelin 2%, por vetëm sepse qeveria e kryeministrit MarkCarney përfshiu rojën bregdetare, pensionet e veteranëve dhe kostot administrative të lidhura me to si pjesë të kërkesave operacionale të NATO-s.

Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte aleatja më e besuar e Amerikës gjatë shekullit XX, tani është kthyer në një ngatharaketë turpshme. Me 11 qershor, ministri i Mbrojtjes, John Healey, dha dorëheqjen nga qeveria e kryeministrit KeirStarmer për shkak të dështimit të saj për të financuar ushtrinë në një nivel që mund ta bëjë atë një forcë mbrojtëse të besueshme.

Këto dështime nuk ndodhën brenda natës.

Në fjalimin e tij të lamtumirës në vitin 2011, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Bob Gates, paralajmëroi për një “të ardhme të zymtë, në mos dëshpëruese” për NATO-n nëse anëtarët e saj nuk do të rrisnin shpenzimet ushtarake. Një dekadë e gjysmë më vonë, shumë prej tyre ende nuk e kanë bërë këtë, edhe pasi Rusia pushtoi Ukrainën dy herë.

Qëndrimi mbrojtës i Amerikës po ndryshon për t’u përballur me kërcënime të reja dhe aleatët e saj do të duhet të ndryshojnë bashkë me të. Rritja e ndihmës për Poloninë dërgon mesazhin e duhur si për miqtë, ashtu edhe për kundërshtarët. / Washington Examiner – Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco