Nga Blerim Vakaj-Brain Gain PD
Dopamina është një neurotransmetues që lidhet me ndjenjën e kënaqësisë, shpërblimit, motivimit dhe pritjes së diçkaje të këndshme. TikTok është projektuar në një mënyrë që e stimulon këtë sistem.
Videot e shkurtra, ndryshimi i vazhdueshëm i përmbajtjes dhe fakti që përdoruesi nuk e di kurrë se çfarë do të shfaqet më pas krijojnë një cikël pritjeje, kurioziteti dhe shpërblimi të papritur. Pëlqimet, komentet dhe ndjekësit e forcojnë më tej këtë sistem shpërblimi, duke e mbajtur përdoruesin të angazhuar.
Ky mekanizëm është i ngjashëm me atë që psikologu i njohur botëror B. F. Skinner e quante ‘shpërblim me interval të ndryshueshëm’, një nga mekanizmat më të fuqishëm në krijimin e zakoneve dhe sjelljeve të përsëritura. Dhe mbi të cilin janë ndërtuar platformat e lojrave dhe kotësive për të rinjtë.
Kur TikTok-u përdoret në mënyrë të tepruar, sipas studimeve vetë njerëzit raportojnë:
* Vështirësi për t’u përqendruar në aktivitete më të gjata.
* Mërzitje më të shpejtë nga detyrat e zakonshme.
* Dëshirë të vazhdueshme për stimulim të ri.
* Humbje të ndjenjës së kohës gjatë shfletimit.
Tani, ku lidhet kjo me protestën më shumë se dyjavore të të rinjve në Tiranë?
Unë jam një vëzhgues i hollë i fenomeneve. Duke qenë edhe autor i shumë punimeve shkencore (me emrin tim dhe pa emrin tim- madje bashkpuntorë në libra psikologjik), kjo më ka mundësuar të arrij të kuptoj sjellje të njerëzve, gjendje psikoemocionale dhe fenomene psikosociale. Dhe nuk e teproj kur shkruaj për fenomenin.
Në këto protesta, edhe pa u fokusuar te feedback-u në rrjetet sociale, vetëm duke parë miqtë e të afertit, njerëzit rreth nesh fizikisht, kam krijuar përshtypjen se më të flaktit në këto protesta nuk janë domosdoshmërisht jopartiakët, por ata që ndikohen më shumë nga TikTok-u, rrjetet sociale dhe influencuesit. Kam pa të dalin gjithë ngazëllim njerëz që kur pi kafe me ta më shumë rrinë në tik-tok e njohin tiktoker sesa njerëz që marrin vendime për ata.
Ne nuk kemi asgjë me protestën. Unë, si një i ri i angazhuar dhe i lirë politikisht, që kam marrë pjesë në të gjitha format e protestave jopartiake dhe partiake, nuk jam i kompleksuar aspak pse në protestat e fundit, janë një grup relativisht domethënës që godet majtas, por godet padrejtësisht edhe djathtas. Them padrejtësisht, sepse po ngrihet, po flitet dhe po thirret vetëm një pjesë shumë-shumë e vogël e denoncimeve, që kanë bërë anëtarë dhe deputetë të Partisë Demokratike.
Mënyra sesi po bëhet protesta, duke sulmuar opozitën, mund të shpjegohet në disa mënyra:
1. Luftë dhe përpjekje e sponsorizuesve të Ramës ose atyre që dikur sponsorizonin Ramën dhe Veliajn, për të kapur çdo segment popullor që mendon ndryshe.
2. Sponsorizim i vetë regjimit të Ramës për ta çorientuar protestën.
3. Thjesht një shpëlarje ndërgjegjeje, një justifikim i ulët për mosreagimin gjatë gjithë këtyre viteve nga disa që nuk janë më me axhendë (pagesa shoqatash apo fraksione politike).
4. delirimi i disa njerëzve që mendojnë se do bëjnë ‘partinë e tyre’ që pensionin këto tonat. Iluzione per ‘vetëvendosjen’ që po tregon qartë dhe në Kosovë që ishte lëvizje e dështuar.
Këta protestues, që janë pjesa e madhe në numër, i përgjigjen me këngë dhe me valle, siç e kërkon logjika e TikTok-ut. Si pjese e një loje të rrezikshme që po futet brenda masës së protestës, dhe qëndrimeve të rinise.
Ndërsa demokratët që nuk kanë këtë varësi nga kultura e TikTok-ut dhe nga stimulimi i vazhdueshëm, po e mbështesin protestën më urtësisht, më drejtësisht dhe më të çliruar. Ata mendojnë se po e kompleksojnë opozitën, ndérkohë që vetëm po konfirmojnë gjitha luftrat e Partisë Demokratike.
Kam bindjen se TikTok-u krijon një formë varësie psikologjike shumë të fortë. Për disa njerëz, mekanizmi i tij i shpërblimit mund të krahasohet me mekanizma të ngjashëm me varësitë e tjera si drogat, alkoli etj Ai mund të sjellë edhe mpirje të vëmendjes, ndërsa efektet afatgjata mund të jenë shumë negative, duke e bërë trurin më pak të prirur për përqendrim, analizë të thellë dhe zgjidhje të ekuacioneve të thjeshta sociale apo politike.
© SYRI.net